• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vetëm norvegjezët i vijnë hakut Trumpit: Rrofsh, por s’duam të vijmë në Amerikë. Jemi vendi më i lumtur në botë
Home
Nderkombetare

Vetëm norvegjezët i vijnë hakut Trumpit: Rrofsh, por s’duam të vijmë në Amerikë. Jemi vendi më i lumtur në botë

13 January, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Donald Trump mund të preferojë emigrantë nga Norvegjia dhe jo nga vendet për të cilat ka thënë se janë vende të ndyra, si Haiti dhe Afrika.

Por njerëzit në vendin nordik, Norvegji e cila vitin e kaluar u shpall vendi më i lumtur në botë, nuk kanë aspak dëshirë të lëviznin në Amerikë sipas një raporti të mbuluar nga televizioni ndërkombëtar norvegjez. “Absulutish jo, nuk bëhet fjalë të largohem”, tha njëri nga të pyeturit. “Unë? Jo nuk kam asnjë lloj pune në Amerikë”, shtoi një grua e ndërsa një tjetër tha: Nuk ka shanse të ndodhi…

Gazetari i njohur norvegjez Baraldsnes gjeti një qytetar amerikan që jetonte në Norvegji dhe e pyeti se pse kishte vendosur të jetonte në Norvegji. “Burri im gjeti një punë fantastike këtu dhe jemi shumë të lumtur. ” tha ajo.

Norvegjia, një nga vendet më të pasura në botë për kokë banori, njihet si shteti i mirëqenies, pasi ka rezerva të mëdha të naftës dhe gazit natyror. Referenca e Trump për Norvegjinë mund të jetë nxitur nga kryeministrja Erna Solberg, i cila vizitoi Shtëpinë e Bardhë të mërkurën dhe presidenti nuk hezitoi të vlerësonte Norvegjinë për marrëdhëniet tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe për blerjen e pajisjeve ushtarake amerikane.

Një grua tha se mund ta konsideronte ëndrrën amerikane nëse do zgjidhej presidenti i ri. “Jo, nëse Trump është në krye. Nuk më intereson ai lloj njeriu” tha ajo para se të largohej.

Christian Christensen, një profesor amerikan i gazetarisë në Universitetin e Stokholmit në Suedinë fqinje, shkroi: “Natyrisht që njerëzit nga #Norway nuk do duan të lëvizin në një vend ku njerëzit kanë më shumë gjasa të qëllohen, të jetojnë në varfëri, nuk marrin kujdes shëndetësor sepse janë të varfër, nuk marrin pushim prindëror të paguar ose asistencë sociale të subvencionuar dhe shohin më pak gra në fuqia politike. #Shithole. Intervistat janë bërë pasi Trump bëri një deklaratë që u dënua edhe nga OKB pasi ai tha: pse lejojmë të na vijnë njerëz nga vende të qelbura? Tiranapost.al E.B

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Nuk kam video pornografike, dhe nuk bëj seks me shqiptarë", Sara vajza e Emës deklarata një pas një
Previous article Reali i 'mallkuar', Villareali fiton në minutat e fundit në Bernabeu

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT