• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETËM NË 3 MINUTA/ Grabiten 100milion lekë në argjendarinë në Lushnjë. Dalin detajet e reja
Home
Aktualitet
Kronikë

VETËM NË 3 MINUTA/ Grabiten 100milion lekë në argjendarinë në Lushnjë. Dalin detajet e reja

21 January, 2019 enxhi.autor Aktualitet, Kronikë

Katër persona të maskuar grabitën dy ditë më parë argjendarinë më të madhe në qendër të qytetit të Lushnjës.

Autorët nuk kanë hezituar të marrin parasysh riskun për të vjedhur sende me vlerë, që kapin shumën prej gati 100 milionë lekësh të vjetër, edhe pse argjendaria ishte vendosur në hapësirën më të dukshme të qytetit, përballë bashkisë së qytetit.

Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:45 minuta të mëngjesit të së dielës.

Sipas Policisë, nga të dhënat e marra prej pronarit të dyqanit, ky i fundit ka treguar se ka arritur që të dëgjojë zhurmën e shkallmimit të dyqanit, por pa mundur të bëjë asgjë më tepër. Argjendaria ndodhej një kat më poshtë banesës së pronarit, çka duket se e ndihmoi pronarin që të zgjohej sapo dëgjoi alarmin.

Pronari i argjendarisë së grabitur, Bujar B., 47 vjeç, shprehet se ka arritur të shohë nga kamerat e sigurisë vetëm momentin e largimit të autorëve.

“Nuk dëgjova asnjë zhurmë se shtëpinë e kemi një kat lart dyqanit. Por nga ora 5 e mëngjesit ra alarmi dhe thashë të hap njëherë kamerat e sigurisë, se alarmi bie dhe kot ndonjëherë. Sapo ka rënë alarmi zbrita poshtë dhe arrita të shoh katër hajdutët të veshur me kapuç në kokë dhe me kostum sportiv. Një i pestë i priste në makinë. Më pas pashë që më kishin marrë gjithçka”, tregon pronari 47-vjeçar.

Ndërkohë, Policia e lajmëruar përmes alarmit ka mbërritur disa minuta më pas në vendin e ngjarjes.

Sipas hetuesve, katër autorët kanë qenë precizë në kryerjen e grabitjes. Ata duket se e kanë studiuar mirë terrenin sepse vjedhjen e kanë kryer në vetëm dy apo tri minuta.

Për të shmangur zhurmën dhe rënien e alarmit që në fillim, autorët kanë përdorur një teknikë të veçantë. Ata kanë vënë në përdorim një krik automjetesh për të hapur qepenin, duke shmangur në këtë mënyrë dhe zhurmat. Pasi kanë arritur që të ngrenë qepenin, kanë thyer xhamin dhe kanë marrë gjithçka që ndodhej e ekspozuar në banakët e xhamit dhe vitrinat përreth dyqanit.

Pronari i ka thënë Policisë së bëhet fjalë për bizhuteri të shtrenjta si ora, unaza, varëse byzylykë e gjithçka tjetër që ishte për shitje. Edhe pse ende nuk janë përllogaritur dëmet e shkaktuara, vetë pronari ka deklaruar se shuma e mallit të vjedhur kap shifrën e rreth 100 milionë lekëve të vjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUAZIMI TEK BARCELONA/ Shembulli që Boateng përdori për të krahasuar Messin dhe Ronaldon
Previous article "TË KAM FIKSIM"/ Kush janë personazhet e showbizit pas të cilëve VIP-at “lënë kokën” (VIDEO)

enxhi.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË RRUGËN E KOMBIT/ Makina nga Kosova përplaset me kamionin, 4 të plagosur Aktualitet

E RËNDË NË RRUGËN E KOMBIT/ Makina nga Kosova përplaset me kamionin, 4 të plagosur

ÇFARË NDODHI? Tre operacione në 24 orë në Dhërmi, Delvinë dhe Qafë Botë, arrestohen 3 persona për armë, vjedhje dhe trafik Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Tre operacione në 24 orë në Dhërmi, Delvinë dhe Qafë Botë, arrestohen 3 persona për armë, vjedhje dhe trafik

DOSJA “PARTIZANI”/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar Aktualitet

DOSJA “PARTIZANI”/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT