• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vetëm gjatë muajt prill 27 turq kanë kërkuar azil politik në Kosovë
Home
Rajon

Vetëm gjatë muajt prill 27 turq kanë kërkuar azil politik në Kosovë

9 May, 2018 Ina.Autor Rajon

Vetëm gjatë muajt prill Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka pranuar 27 kërkesa për azil politik nga shtetas të Turqisë. Numri i përgjithshëm i aplikacioneve për azil gjatë muajit të kaluar ka qenë 31. Përderisa, shtetasit turq e përbëjnë shumicën e këtyre aplikacioneve, janë edhe tri aplikacione nga qytetarët e Afganistanit dhe një tjetër nga Siria.

Po ashtu, dy aplikues janë në pritje të vendimit për dhënie apo refuzim të statusit të azilit dhe 29 të tjerë janë në fazë të aplikimit, raporton Kallxo.com. Ndërkaq, numrin më të madh të kërkesave për leje qëndrimi në Kosovë gjatë prillit e kanë bërë shtetasit e Shqipërisë (159), ata të Turqisë (142) dhe të Serbisë (62). Veç tjerash, më së shumti leje qëndrimi në këtë periudhë kanë fituar shtetasit shqiptarë (52), serbë (30) dhe turq (28).

Më 29 mars, 6 shtetas të Turqisë, të cilët ishin mësimdhënës dhe pjesëtarë të lëvizjes së Fetullah Gylenit, u larguan nga Kosova pa paralajmërim. Institucionet qeveritare dhe Policia e kanë quajtur këtë largim si deportim, ndërsa Avokati i Popullit ka thënë në emisionin “Drejtësia në Kosovë” se shtetasit turq janë ekstraduar. Qeveria turke e ka akuzuar Fetullah Gylenin për tentativën për puç ushtarak të 15 korrikut 2016 dhe e ka kërkuar ekstradimin e tij nga Shtetet e Bashkuara.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Manchester United po e transferon top-yllin e Interit
Previous article DO RRËNQETHENI/ Nëna nuk e sheh vajzën prej kohe, ajo ç'ka bën më pas do ju lë pa fjalë…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT