• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VETËM DY GJINI”/ DASH mbyll faqen ku përzgjidhej gjinia “X” në pasaportë?!
Home
Nderkombetare

“VETËM DY GJINI”/ DASH mbyll faqen ku përzgjidhej gjinia “X” në pasaportë?!

22 January, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Departamenti amerikan i Shtetit ka mbyllur website-in që informonte qytetarët për mundësinë e përzgjedhjes së gjinisë alternative në pasaportat amerikane.

Mediat në Prishtinë vërejnë se ky hap u ndërmor vetëm një ditë pasi presidenti Donald Trump firmosi urdhrin ekzekutiv që njeh vetëm dy gjini, mashkull dhe femër, duke përjashtuar njohjen zyrtare të personave transgjinorë.

Faqja e internetit informonte qytetarët se ata mund të zgjidhnin një nga tre opsionet e përcaktimit gjinor në pasaportat e tyre: mashkull (M), femër (F), ose një identitet të papërcaktuar apo alternative të shënuar me X. Në njoftim theksohej se për të ndryshuar përcaktimin e gjinisë, aplikantët nuk kishin nevojë të paraqisnin dokumentacion mjekësor.

Tani, faqja në fjalë ridrejton përdoruesit në një seksion të përgjithshëm për informacionin mbi nxjerrjen e pasaportave. Në urdhrin ekzekutiv të firmosur në ditën e parë në detyrë, Trump nënvizonte se qeveria federale do të njohë vetëm dy gjini – mashkull dhe femër – duke argumentuar se “ato janë të pandryshueshme dhe bazohen në realitetin themelor dhe të pakundërshtueshëm.”

Kjo lëvizje përmbys politikat e mëparshme që kishin zgjeruar në dokumentet zyrtare të drejtat e personave transgjinorë dhe jo-binarë, një term ky i përdorur kur një person nuk mendon se ai ose ajo është ekskluzivisht një grua ose burrë. Mbështetësit e Trumpit e kanë përshëndetur vendimin për të cilin thonë se i del në mbrojtje vlerave tradicionale dhe të familjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GODITËN ME SENDE TË FORTA NJË PERSON/ Vetëdorëzohen në polici dy autorët në Shkodër
Previous article NBA/ Lakers dominon Wizards, LeBron James protagonist me një “triple double”

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT