• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VETËM BËRTITA SE KISHTE ZJARR DHE DOLA ME VRAP…”/ Dëshmitari shqiptar flet pas tragjedisë me 6 të vdekur në Zvicër
Home
Botë

“VETËM BËRTITA SE KISHTE ZJARR DHE DOLA ME VRAP…”/ Dëshmitari shqiptar flet pas tragjedisë me 6 të vdekur në Zvicër

11 March, 2026 s.autor Aktualitet, Botë, Kronikë

Një 67-vjeçar me origjinë shqiptare ka folur për mediat zvicerane pas tragjedisë me 6 të vdekur dhe 5 të plagosur në Zvicër, pas përfshirjes nga flakët të një autobusi të transportit publik. Ai tregoi momentet e para kur shpërtheu flaka dhe se kishte dalë nga shtëpia pa këpucë për të ndihmuar.

“Vetëm flakë kishte kudo”, thotë 67-vjeçari Osman Ismaili, pensionist që jeton në Kerzers prej 35 vitesh, apartamenti i të cilit është ngjitur me vendin ku ndodhi zjarri.

Ismaili ishte duke darkuar me familjen kur papritmas pa zjarrin nga dritarja. “Vetëm bërtita se kishte zjarr dhe dola jashtë pa këpucë,” thotë ai.

Më tej gjithçka që u zhvillua ishte dramatike, tregoi ai. “Pashë një burrë që mori një gur dhe theu një dritare. Pak më vonë, një person arriti të lirohej nga autobusi. Familja e tij kishte të afërm në autobus. Nuk e dimë ende çfarë ndodhi me ta”, thotë Ismaili me lot. Dhe përfundon: “Është thjesht e keqe dhe e trishtueshme.”

Një autobus i transportit publik u përfshi nga flakët në qendër të Kerzers në kantonin e Fribourg, Zvicër të martën në mbrëmje, duke sjellë një bilanc tragjik me gjashtë të vdekur dhe pesë të plagosur. Sipas mediave vendase, dyshohet se një person hodhi një shishe me benzinë dhe u dogj edhe vetë madje. Megjithatë nuk ka ende një version zyrtar për ngjarjen e rëndë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI? U kap me armë zjarri pa leje, arrestohet reperi Gjesti
Previous article ANALIZA E REL: Ballkani përballet me pasiguri të re mes luftës SHBA-Iran

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT