Tre shqiptarë kanë alarmuar një lagje të tërë në Valmontone të Italisë një natë më parë duke kryer grabitje në të paktën 3 banesa.
Shqiptaret e moshave 22 deri në 35 vjeç u arrestuan nga karabinierët gjatë kohës kur ata po tentonin të largoheshin nga njëra banesë.
Mediat italiane shkruajnë se pas njoftimit të njërit prej pronarëve tre të rinjtë shqiptarë u futën në rrugica duke tentuar ti shmangen policisë por që përpjekja e tyre dështoi me një ‘pusi’ të ngritur nga karabinierët në një deleje rrugice.
Pas ndalimit gjatë kontrollit në mjet iu gjetën bizhuteri ari, kuleta, çanta të firmave të shtrenjta, ora, rroba të brendeve më të njohura, stilografë të koleksionuar dhe mjete të tjera si kaçavida e thika, të cilat I përdornin për të hapur dyert e banesave.
Të gjitha objektet e vjedhura janë dorëzuar tek pronarët e ndërsa tre shqiptarët ndodhen në burg duke pritur dënimin e dhënë nga gjykata .


