Pastori Akil Pano ka folur në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Kombinat ku u vetëflijuan nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi me besimin se do të ringjallen përsëri, ndërsa vajza tjetër Blerta ka shpëtuar.
Pano ka deklaruar mbrëemjen e djeshme se në Shqipëri lëvizin grupe te rrezikshme njerëzish që praktikojnë satanizmin dhe ekzorcizmin, ndërsa theksoi se ata njerëz që futeshin me çanta në shpinë në shtëpinë e familjes Josifi, sipas tij nuk dukeshin normalë.
Sipas tij familja Josifi mund të jetë edhe pjesë e një eksperimenti për të parë se deri ku do të mbërrijnë.
Akil Pano shtoi më tej se gratë e familjes Josifi mund të jenë bërë edhe pjesë e një eksperimenti njerëzor, për të parë se sa mund të përballonin.
“Ka grupe satanike që qarkullojnë në Shqipëri. Këta individë mund t’i jenë nënshtruar një eksperimenti njerëzor se deri ku do të mbërrijnë. Njerëz me çanta në shpinë që futeshin dhe dilnin nga shtëpia e tyre. Ka dhe grupe që praktikojnë ekzorcizmin…Ne u izoluam për disa javë gjatë pandemisë dhe unë merrja qindra mesazhe që njerëzit i kishte kapur depresioni. Kjo gjë nuk ishte normale”, tregon Pano.