• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETËFLIJIMI NË KOMBINAT/ Mjekja psikiatre: Të tria kanë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor. Psikozë familjare
Home
Sociale

VETËFLIJIMI NË KOMBINAT/ Mjekja psikiatre: Të tria kanë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor. Psikozë familjare

7 July, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Mjekja psikiatre Arjana Rreli ka folur në studion e News24, në rubrikën “Opinion” për ngjarjen e rëndë të vetëflijimit të nënës me dy vajzat në Kombinat, që çoi në vdekjen e dy prej tyre.

Mjekja e njohur tha se të tria kanë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor dhe se kemi të bëjmë me një psikozë familjare që ka startuar herët. Rreli theksoi se mjedisi i mbyllur e ka amplifikuar këtë mendim duke e shndërruar në diçka normale.

“Të tria mendoj se kanë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor. Situata ka degraduar kaq shumë sa ka çuar në një fund që është jo vetëm kaq tragjik por dhe shumë bizar, ka dhe çudinë, egërsinë dhe paradoksalitetin. Mendoj që kemi të bëjmë me një psikozë familjare e cila duket se ka startuar herët. Vdekja e babait është një indikator që të çon brenda asaj që brenda psikozës së kësaj familje ka qenë dhe vetëvrasja.
Nuk e di se sa ndikim mund të ketë pasur bindja e tyre fetare por gjithë ky lloj paradoksaliteti dhe absurditeti në këtë ngjarje mendoj se ka pasur një psikozë që ka pararendur nga një nga anëtarët e familjes. Duke qenë se mjedisi i tyre ka qenë i mbyllur ka qenë si një enë me presion dhe është amplifikuar ky mendim dhe fillon besohet si një gjë normale”, deklaroi psikiatrja e njohur.

Ajo tha se një tjetër indikator është dhe mbajtja sekret pasi nëse do ishte shfaqur do kishte dhe ndihmë.

“Unë më shumë se kurrë e kam gjetur veten në thirrjen e madhe për të parë dhe ato probleme të vogla sepse na ndan kaq pak nga gjendja kur mund të hyjmë në anormalitet.
Nëse ne e shfaqim këtë shqetësimin tonë jo vetëm që marrim ndihmë më përpara jo vetëm nuk e komplikojmë gjendjen por e mbajmë nën kontroll.

Ajo lloj mendësie e krijuar brenda kësaj familje është mbajtur kaq sekret sa është gjeneruar, amplifikuar. Sipas gjykimit të liderit, anëtarët e familjes janë induktuar deri sa merren vendime dhe shkohet në këtë tragjedi. Jashtë psikozës së tij mund të duket krejt normal.
Persona të tillë bëjnë një plan të qartë në kokën e tyre dhe në momentin që zbatojnë suicidin vendosin një qetësi totale. Ka të tjerë që në moment të fundit ndërgjegjësohen, marrin një pikë referimi, nuk do ta bëj për këtë dhe më tepër tek ne e shfaqin si një ide dhe e marrin me shumë sportivitet, aty kanë filluar kritikën e mendjes.
Ka shumë raste që vijnë dhe e tregojnë si një fitore që e kanë mundur këtë lloj ideje”, shpjegoi Rreli.

Ajo tregoi se në raste të caktuara besimi ka ndihmuar tek ata që kanë qenë në depresion. Rreli nuk u shfaq optimiste për kurimin e psikozës tek e mbijetuara e tragjedisë, Blerta.
“Eksperiencat e mia janë në fakt dëshira për jetën. Unë kam parë besimtarë myslimanë që edhe pse kanë qenë të zhytur në depresion feja ka qenë një pikë e mirë referimi për faktin se nuk duhet të shkoj se e dënon Zoti.
Blerta e ka përjetuar si normalitetin e vet gjithë këtë situatë. Këtu është më e vështirë të trajtosh psikozën, bindjen që ajo ka se si një njeri mund të flijohet. Është me vështirë të trajtosh psikozën se atë që ka kaluar. Psikoza duket se ka lëshuar rrënjë të mira, jam pak skeptike se çfarë mund të ndryshojë. Jemi përpara këtij personi që është e bindur në psikozën e saj. Ndërhyrja e vetme janë medikamentet ku shpresohet të zbutet psikoza. Patjetër duhet psikoterapeuti, punonjësit socialë.
Psikoza është bindje ndaj një realiteti që nuk ekziston dhe që me gjithë faktet që bashkëbiseduesi sjell nuk ndryshon sepse ai është aq i bindur në atë që beson sa nuk pranon asgjë. Është një sëmundje që ka të bëjë me mënyrën e të menduarit dhe është një nga çrregullimet më të rënda që hasim”, tha mjekja.

Sa i përket shqetësimeve që mund të sjellë një situatë e tillë pandemie tek njerëzit, Rreli bëri apel për trajtimin e çdo lloj shenje ankthi.
“Është koha kur ne me të vërtetë duhet ta trajtojmë dhe shenjën më të vogël të ankthit dhe të parandalojmë kohën e vuajtjes sonë qoftë dhe komplikacionet që mund të japë një gjendje e pakontrolluar në kohë.
Faktori gjenetik është i pari që akuzohet për ata që preken nga psikoza. Nga ana tjetër janë shumë të rëndësishëm dhe faktorët socialë. Zakonisht njerëz që ambienti apo faktorë të tjerë ekonomikë e shoqërorë i kanë detyruar që të mbyllen kanë më dispozita të merren me mendimin e tyre. Është dhe tjetra që disa persona i ndihmon shumë dhe personaliteti, tipa që janë asocialë. Askush nga afër nuk është normal dhe tani është koha që vërtetë t’i konsiderojmë problemet e shëndetit mendor njësoj si problemet e tjera të shëndetit, bile t’i japim më shumë vëmendje”, tha Rreli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË HAP LARG HISTORISË/ CR7 në kërkim të rekordit, që do ta bënte më të madhin e të mëdhenjve
Previous article EKZEKUTOI VËLLEZËRIT HAXHIA/ Policia vë në dispozicion 10 mijë euro për "kokën" e Talo Çelës, pjesëmarrës në SUPERGRABITJEN e Rinasit

F.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Vranësira dhe reshje me intensitet të ulët Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë Aktualitet

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT