• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VETË VAKSINA NUK MJAFTON”/ Kreu i OBSH del me një thirrje urgjente: Mos shfuqizoni masat para kohe
Home
Nderkombetare

“VETË VAKSINA NUK MJAFTON”/ Kreu i OBSH del me një thirrje urgjente: Mos shfuqizoni masat para kohe

16 November, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se, vetëm vaksina nuk do të jetë e mjaftueshme për të mposhtur pandeminë e koronavirusit të ri.

“Vaksina do të plotësojë mjetet e tjera që kemi dhe nuk do t’i zëvendësojë ato”, tha Ghebreyesus në një takim të Këshillit Ekzekutiv të OBSH-së.

Kur bëhet fjalë për vaksinën, shefi i OBSH-së, por edhe zyrtarët tjerë të organizatës, janë munduar të ulin optimizmin e ngjallur në ditët e fundit, pasi laboratorët e kompanive Pfizer dhe BioNTech njoftuan se vaksina e tyre, e cila është në fazën e tretë të testimit, është 90 për qind efektive.

“Fillimisht, sasitë do të jenë të kufizuara dhe për këtë arsye personeli mjekësor, të moshuarit dhe personat në rrezik do të kenë përparësi dhe ne shpresojmë që kjo të zvogëlojë numrin e vdekjeve dhe të lejojë që sistemet shëndetësore të mbijetojnë”, tha Ghebreyesus, duke paralajmëruar se “do të ketë akoma shumë hapësirë për përhapjen e virusit”.

Prandaj, ai bëri thirrje që masat për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit, të tilla si testimi, karantina dhe monitorimi i kontakteve, të mos shfuqizohen para kohe.

Një valë e re e pandemisë i ka detyruar shumë vende të marrin kufizime shtesë për të frenuar përhapjen e virusit.

Rastet e para me koronavirus u paraqitën në fund të vitit 2019 në Kinë. Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, e ka akuzuar Kinës se ka fshehur informacionet për virusin.

Në muajin mars OBSH-ja e shpalli pandeminë e COVID-19, sëmundjen që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, me seli në SHBA, deri më tani në nivel global janë infektuar mbi 54 milionë njerëz, prej të cilëve mbi 1 milionë e 300 mijë kanë vdekur./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN PAMJET/ Ishte me shpejtësi, shihni si ka përfunduar makina luksoze e Françeska Jaçes pas aksidentit
Previous article NIS PUNA PËR RINDËRTIMIN E LAGJES SË RE NË BALDUSHK/ Veliaj: Lajm i mirë për dhjetëra familje

s.autor

Postime të ngjashme

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT