Luan Cenollari ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti tragjik në Tiranë në zonën e “21 Djetorit”. Cenollari po drejtonte një mjet tip “Honda” kur u godit nga mjeti tip “Citroen” që drejtohej nga shtetasi Emirjan Doko, që sipas policisë ishte i dehur dhe hyri me semafor të kuq dhe shpejtësi të lartë.
Luan Cenollari ishte polic i burgjeve i forcës operacionale. Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë dhe miq të viktimës kanë shpërndarë mesazhe dhe dedikime prekëse për viktimën.
Alpenews.al ju sjell me foto disa nga dedikimet prekvse për Cenollarin nga kolegët e tij.





