• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VËSHTIRËSI NË FRYMËMARRJE DHE DËMTIM TË MËLÇISË/ SHBA jep alarmin për përhapjen e virusit misterioz te fëmijët
Home
Jetë

VËSHTIRËSI NË FRYMËMARRJE DHE DËMTIM TË MËLÇISË/ SHBA jep alarmin për përhapjen e virusit misterioz te fëmijët

22 April, 2022 s.autor Jetë

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA ka njoftuar për një shpërthim të pazakontë të rasteve pediatrike të hepatitit në shtetin e Alabamas. Deri më tani, të paktën nëntë raste të tilla janë raportuar zyrtarisht në shtetin amerikan, sipas CDC-së dhe mund të ketë më shumë në të gjithë vendin.

Ai shton se inflamacioni i mëlçisë tek fëmijët ishte shkaktuar nga Adenovirusi, jo nga infeksioni i coronavirusit.

Departamenti i Shëndetësisë në Alabama njoftoi se të gjithë fëmijët e infektuar ishin nën moshën 10 vjeçare, raportoi businessinsider.

Mediat e huaja bejne me dije se raste të ngjashme u raportuan në Mbretërinë e Bashkuar në muajin prill ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi javën e kaluar se ato ishin raportuar edhe në Spanjë dhe Irlandë. Agjencia Britanike e Sigurisë Shëndetësore ka konfirmuar 49 raste të tilla në Angli, 13 në Skoci dhe disa në Uells dhe Irlandën e Veriut. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tha se shumica e rasteve përfshinin fëmijë të moshës 2 deri në 5 vjeç. Raportohet se disa fëmijë vuajnë nga dështimi akut i mëlçisë dhe se “një numër i vogël kishte nevojë për transplant”.

Ekspertët besojnë se Adenovirusi 41, një virus që përhapet përmes kontaktit të ngushtë, është përgjegjës për këtë sëmundje të mëlçisë. Adenoviruset mund të përhapen edhe përmes jashtëqitjes, ndaj larja e duarve ka rëndësi të madhe edhe në këtë rast, veçanërisht tek fëmijët e vegjël.

Ata shtojnë se deri më tani nuk dihej se ky virus shkakton hepatit tek fëmijët e shëndetshëm. Adenovirusi 41 shpesh shkakton gastroenterit akut tek fëmijët me simptoma që përfshijnë diarre, të vjella, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje.

Vlen të theksohet se deri më nuk ka asnjë trajtim për këtë sëmundje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TREGOJNË FORCËN"/ Historia tronditëse e 22-vjeçares ukrainase, si e përdhunuan ushtarët rusë dhe më pas e vranë
Previous article RËNDOHET SITUATA NË UKRAINË/ Zbulohet një tjetër varr masiv në Mariupol nga krimet ruse

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT