• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VESHKA NË LABORATOR/ Shkencëtari italian në tentativë për zëvendësimin e qelizave të sëmura (VIDEO)
Home
Sociale

“VESHKA NË LABORATOR/ Shkencëtari italian në tentativë për zëvendësimin e qelizave të sëmura (VIDEO)

19 October, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Sëmundjet e veshkave, të cilat vrasin në heshtje, po marrin jetë njerëzish aq sa AIDS, tuberkulozi dhe malaria bashkë në botë.

Kjo ka bërë që shkenca të nisë kërkimet për të prodhuar veshkën në laborator. Mario Remuzzi, i cili drejton institutin shkencor “Mario Negri” në Itali dhe konsiderohet ndër shkencëtarët me influencë në botë thotë për Top Channel se prej vitesh po punojnë fort për të realizuar një gjë të tillë.

“Një mënyrë është të marrësh një veshkë t’i heqësh të gjitha qelizat e veshkës së sëmurë dhe të vendosesh qeliza të reja p.sh qeliza embrionale ose qeliza që i përmbajnë ato embrionalet, të cilat merren nga krahu dhe i injektohen veshkës në laborator, presupozohet të ndërtohet një veshkë e re.
Është një gjë shumë e vështire kemi arritur të realizojmë një nefron që është një njësi funksionale e veshkës, por ne kemi 1 milionë nefrone për një veshkë. Merren qelizat nga krahu i njeriut zhvillohen në laborator dhe më pas injektohen në veshkë dhe presupozohet të ndërtohet një veshke nga e para”, u shpreh Giuseppe Remuzzi.

Dhe kur u pyet Prof. Remuzzi se kur do te arrihet që një veshkë e tillë të vendoset në trupin e atyre që veshkat i kanë jashtë funksionit, nuk e fsheh skepticizmin dhe shprehet për një periudhë të gjatë.

“Kur dikush më pyet kur do të ndodhë, unë i them dy gjëra: E para nuk jam i sigurt që do të ndodhë. E dyta mund të ndodhë për 15 vjet apo 20 vjet dhe jo më pare”, thotë ai.

Kjo është e ardhmja e shkencës. Por në fakt edhe në Shqipëri statistikat e para të Check-Up kanë nxjerrë në pah se 1 në 10 shqiptarë vuajnë nga sëmundjet e veshkës dhe jo thjesht infeksione renale apo gur në veshka, por deri në dëmtime të funksionit të veshkës.

Prof Remuzi shprehet se sëmundjet e veshkave parandalohen, mjafton një analizë urine dhe gjaku për të parandaluar dhe këtu nuk kursehet kur thotë që në këtë pikë Italia duhet të marrë shembull nga Shqipëria për skrinimin e popullatës.

 Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAR-i një dështim në La Liga, Barcelona e pëson keq nga kartonët e verdhë
Previous article U HABITËM! Andrra Destani vishet sërish nuse dhe duket mahnitëse (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë Aktualitet

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë

PAMJE TË RËNDA/ Policia qëlloi me plumba gome, i riu me plagë në qafë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia qëlloi me plumba gome, i riu me plagë në qafë

PËRPLASJA TE RRUGA E DURRËSIT/ Protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës, qytetarit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca Aktualitet

PËRPLASJA TE RRUGA E DURRËSIT/ Protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës, qytetarit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT