Versioni i ri i koronavirusit që u shfaq fillimisht në Angli dhe më pas është gjetur edhe në disa shtete të tjera, së fundmi edhe në Itali, ka vënë në alarm të gjithë botën.
Këshilltari i kryeministrit Rama, Endri Fuga, shkruan se kjo është një kujtesë për vendet e pasura, që mund të blejnë të gjitha dozat e vaksinës, por një mutacion i vogël mund të prishë të gjithë përpjekjet e tyre.
“Shpresojmë që mutacioni i ri nuk do ta bëjë Covid-19 rezistent ndaj vaksinës ekzistuese. Por është një kujtesë kundër egoizmit kombëtar. Vendet e fuqishme mund të blejnë të gjithë dozat e vaksinës pa lënë asgjë për pjesën tjetër, por ja që një mutacion i vogël mund ta bëjë të gjithë përpjekjen të padobishme. Vaksinimi universal është një domosdoshmëri,” shkruan Fuga.


