• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VËRE KAPUÇIN MORE BUDALLA”/ Vajza e biznesmenit Nazmi Çangu: Njëri ishte pa maskë, dyshoj laçjan
Home
Aktualitet
Kronikë

“VËRE KAPUÇIN MORE BUDALLA”/ Vajza e biznesmenit Nazmi Çangu: Njëri ishte pa maskë, dyshoj laçjan

26 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dosja e plotë me dëshmitë dhe provat e dhunimit dhe grabitjes së biznesmenit Nazmi Çangu nga Nikla e Krujës. Vajza e biznesmenit ka deklaruar para grupit hetimor se njëri prej autorëve ishte pa maskë. Ajo ka mundur ta shquaj atë.

“Rreth orës 02:00 dëgjova babin të bërtiste dhe rënkonte, por mendova se ishte sëmurë. Hapa derën dhe aty pashë një person të gjatë, të armatosur, që më tha “pusho”. Ai u fut në dhomë ku ndodhesha me shoqen time e vëllain e mitur. Na mori telefonat dhe i mbante në dorë.

Ai thirri një tjetër person që ndodhej në katin e dytë. Ai që erdhi ishte i pamaskuar, i veshur me rroba të zeza, trup i shkurtër, i mbushur në fytyrë e me pak bark, me flokë ngjyrë kafe, afërsisht rreth 40 vjeç. Në këtë moment, personi tjetër i maskuar i tha “Vendose kapuçin more budalla”. Njëri prej tyre kishte kufje në vesh dhe komunikonte me personat e tjerë” shprehet Xhelona Çangu.

Xhelona ka treguar në polici se nëse e sheh atë person, mund ta njohë. Sipas saj, nga bisedat që autorët bënin me njëri-tjetrin me kufje, kuptoi se ishin nga Laçit.

“Nga komunikimi dukej sikur ishte nga zona e Laçit. Njëri prej tyre mori vëllain dhe e çoi në dhomën tjetër dhe e pyeste për çelësin e kasafortës. Dukej që ata e njihnin mirë familjen time. Ata na thanë “Do marrim borxhin që na ka babai juaj Nazmiu”. Nëse e shoh personin që ishte pa maskë e njoh, madje mund ta kem parë edhe herë tjetër, por nuk mbaj mend se ku” tha Xhelona Çangu.

ABC shkruan se policia dhe prokuroria i ka kërkuar kompanive celulare që të zbardhë thirrjet telefonike përreth banesës së familjes Çangu ditën që ndodhi ngjarja, çka mund të ndihmojë deri në zbulimin e grabitësve. ABC mësoi se ata kanë qëndruar rreth një orë e gjysëm në banesën e biznesmenit. Ata kyçën në dhoma të ndryshme dy bashkëshortët dhe fëmijët, madje aty ka qenë dhe një nga shoqet e Xhelonës.

Nazmi Çangu para grupit hetimor tha se nuk mbante mend gjithçka cfarë kishte ndodhur, pasi kishte humbur ndjenjat për shkak të dhunës të ushtruar ndaj tij.

Ngjarja ndodhi në orët e para të së dielës. Autorët, kanë hyrë nga pjesa e pasme e banesës duke prerë telat rrethues në dy vende të ndryshme. Në pamjet filmike, një prej autorëve vërehet se fillimisht i afrohet dy makinave të parkuara në oborr dhe pasi e sheh që janë në mbyllura, ngjitet në vilën e familjes Çangu.

Biznesmeni ka pohuar se autorët kanë mundur t’i marrin një armë gjahu shotgan, bizhuteri e monedha floriri, si dhe para që kapnin vlerën e afro 120 mijë eurove.

Policia ka sekuestruar 4 prova kyçe që mund të çojnë deri në identifikimin e autorëve, një armë gjahu çifte, fasheta plastike me ngjyrë të zeza pa pjesën mbyllëse; një fishek brave i këputur përgjysmë dhe kapaku i jashtëm, si dhe një kapele me ngjyrë të zeza me strehë. Ato janë çuar në laborator për ekzaminim nëse ka ose jo shenja gishtash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS DEKLARATËS PËR SEMIN DHE DONALDIN/ Balina zbulon si reagoi publiku: Më sulmuan... (FOTO)
Previous article Fermat e "Bitcoin" në Shqipëri, si piratët e rinj të energjisë elektrike

s.autor

Postime të ngjashme

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë Aktualitet

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT