• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VERA E 2021 PA TURISTË TË HUAJ/ Shumë shtete do të kërkojnë pasaporta vaksinimi
Home
Ne sytë e të huajve

VERA E 2021 PA TURISTË TË HUAJ/ Shumë shtete do të kërkojnë pasaporta vaksinimi

28 February, 2021 F.autor Destinacione, Ne sytë e të huajve

Vera e këtij viti me shumë gjasë do të sjellë shumë humbje për një pjesë të madhe të vendeve europiane. Variantet e reja të Covid 19 si dhe rritja e të infektuarëve nga koronavirusi do të sjelli gjithnjë e më pak turistë.

Italia është një nga vendet më të goditura ku turizmi fillon që në muajin Prill për festën e Pashkëve. Nëse fluturimet mbeten të pezulluara kjo do t’i sjellë humbje deri në 12 miliardë euro për sistemin kombëtar të turizmit. Kjo është ajo që del nga analiza e Coldiretti mbi rëndësinë e certifikatës evropiane të vaksinimit për verën.

Italia është ende shumë e varur nga turistët e huaj për fluksin e turistëve, me 23.3 milion udhëtarë të huaj që verën e kaluar u desh të hiqnin dorë. Për një pjesë të madhe të vendeve europiane sezoni veror hapet në datën 17 Maj, por këtë herë kjo duket edhe më e largët. Shumë shtete mund t’i mbajnë të mbyllura kufinjtë edhe gjatë verës për shkak të virusit.

Ata që lejohen të udhëtojnë për arsye thelbësore, tani në shumicën e rasteve u kërkohet të bëjnë një test PCR më pak se 72 orë para se të arrijnë në destinacionin e tyre, plus një test të shpejtë më pak se katër orë para se ata largohen nga aeroporti, dhe një provë tjetër gjatë rrugës për në shtëpi. Një familje prej katër personash mund të përballet me një faturë testimi pothuajse aq të madhe sa kostoja e prenotimit të pushimeve.

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror IATA, e cila përfaqëson pothuajse 300 linja ajrore, ka promovuar sistemin e saj të bazuar në aplikacionin Travel Pass. IATA Travel Pass do të lejojë njerëzit të ruajnë dhe menaxhojnë të dhëna në lidhje me testet Covid dhe vaksinat që kanë bërë.

Ajo do të përfshijë rezultatet e laboratorit dhe qendrës së testimit që dërgohen në mënyrë të sigurt te telefoni i pasagjerit. Aplikacioni do të kontrollojë nëse kjo i plotëson kërkesat e destinacionit të tyre dhe u jep një dritë jeshile për të udhëtuar jashtë shtetit të tyre.

Air New Zealand, Etihad Airwys dhe Singapore Airlines, kanë bërë të ditur se do të aplikojnë sistemin Travel Pass në fund të Marsit. Travel Pass do të jetë falas për pasagjerët për të shkarkuar dhe përdorur dhe nuk do të ruajë asnjë të dhënë personale. Këtë javë Greqia bëri të ditur se është në bisedime me Britaninë për të lejuar shtetasit që mbajnë një pasaportë vaksine të udhëtojnë në pikat e saj turistike nga Maji.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM SHUMË KONFUZE"/ Ana largohet nga "Për’puthen", i kërkon Rinianit të njihen jashtë
Previous article RRËFIMI/ Ermal Meta rikthehet në Sanremo, rrëfim mes muzikës dhe futbollit: S’më kapte kush si mesfushor, jam tifoz i...

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT