• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENECIA NË TIRANË PËR ANTI-SHPIFJEN/ Takime me Ruçin, Metën, Ballën dhe opozitën
Home
Politikë

VENECIA NË TIRANË PËR ANTI-SHPIFJEN/ Takime me Ruçin, Metën, Ballën dhe opozitën

9 February, 2020 Delo.autor Politikë

Mbërrin sot në Tiranë Delegacioni i Komisionit të Venecias.

Pritet që ata të japin opinionin e tyre për çështjet e deleguara të cilat janë kërkesa e Metës për Kushtetuesen dhe rishikimi i paketës anti-shpifje. Në axhendën e tyre përfshihen takimet me disa nga autoritetet e larta shtetërore.

Të hënën socialistët do të duhet të mbrojnë paketën antishpifje para Komisionit të Venecias në Tiranë, ndërsa Presidenti do të japë argumenta se pse vendosi ta rrëzonte ligjin për mediat audiovizive. Delegacioni në vizitën dy ditore do të dëgjojë edhe opozitën për të ndërtuar një opinion paraprak, ndërsa verdiktin final do ta japë në seancen e 20 marsit, bashkë me çeshtjen për Gjykatën kushtetuese.

Pavarësisht se mazhoranca e kishte vendosur që në fillim të 2020 të rrëzonte dekretet e Presidentit Meta për paketën antishpifje, një kërkesë e Këshillit të Europës në Venecia i prishi skenarin socialistëve. Për këtë arsye, Komisioni I Venecias do të diskutojë të hënën ballë për ballë me palet politike ligjin për ligjin për mediat audiovizive. Vizita e tyre dy ditore nis me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, më pas me kryetarin e grupit parlamentar socialist, të cilët do të mbrojnë ligjin para zyrtarëve të Venecias.

Paketa antishpifje është kundërshtuar nga gazetarët dhe nga ndërkombëtarët me argumentin se ligji për mediat audiovizive I jep AMA-s të drejtën për t’u shëndërruar në një organ censurues si dhe mund të vendosë gjobë deri në 1 mln lekë. Për të marrëë argumentat e palës tjetër, delegacioni do të shkojë të martën edhe në zyrën e Presidentit Ilir Meta.

Edhe pse kreu i shtetit i ka kërkuar mazhorancës të refklektojë me këtë ligj, socilaistët nuk e kanë dëgjuar, përkundrazi e kanë cilësuar si veprim politik kthimin e paketës për rishqyrtim. 3 prej 6 anëtarëve të delegacionit janë pjesë e Këshillit të Europës, të cilët e kanë çuar të parët antishpifjen në Venecia për të marrë një opinion më të specializuar. Edhe pse në fillim hezitoi, pak ditë pas KiE-së edhe përfaqësuesuesi I OSBE-së për lirinë e Medias Harlem Desir ka kërkuar opinionin e Venecias. Në seancen plenare të 20 marsit, Komisioni do të japë edhe opinion përfundimtar për antishpifjen si dhe për Gjykatën Kushtetuese, për të cilën me 13-14 shkurt pritet mbërrijta e një tjetër delegacioni në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK E GJETËN LUMTURINË ME TË PARËN/ VIP-at që shkuan drejt një martese të dytë
Previous article DERBI I "MADONINËS"/ Ibrahimovic i vetëm në sulm, ja formacioni i mundshëm

Delo.autor

Postime të ngjashme

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët... Breaking News

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT