• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDOSËN ZJARRIN NË SARANDË/ Kapen dy persona, një tjetër në gjendje të lirë (EMRAT)
Home
Aktualitet
Drejtësi

VENDOSËN ZJARRIN NË SARANDË/ Kapen dy persona, një tjetër në gjendje të lirë (EMRAT)

28 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është në hetim në Sarandë pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme. Në prangat e policisë kanë rënë Ahmet Haxhiaj, 62-vjeç, banues në Ksamil pasi akuzohet për djegien e një sipërfaqe disa hektarëshe të mbjella me misër, Avdul Karafilaj, 48 vjeç, banues në fshatin Metoq, Sarandë, gjithashtu i akuzuar për zjarrvënien e një sipërfaqe prej 3 ha misër dhe shkure në pronësi të tij. Ndërsa do procedohet në gjendje të lirë P.Th, 54 vjeç, banues në Mesopotam, Sarandë, i cili akuzohet se ka djegur me zjarr disa hektarë (barishte dhe pemishte) në Mesopotam, Finiq.

Njoftimi i policië:

Sarandë

Arrestohen në flagrancë dy shtetas si dhe proçedohet në gjendje të lirë një tjetër për shkatërrimin e pronës me zjarr:

1- Ahmet Haxhiaj, 62 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë. Arrestimi i tij u bë pasi me datë 27.09.2018, në fshatin Çukë, Sarandë, dyshohet se ky shtetas ka djegur një sipërfaqe prej disa hetkarësh (misër) në pronësi të shtetasit A.P.

2- Avdul Karafilaj, 48 vjeç, banues në fshatin Metoq, Sarandë. Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme dyshohet se ky shtetas ka djegur një sipërfaqe rreth 3 Ha (misër dhe shkurre) në pronësi të tij.

3- P.Th, 54 vjeç, banues në Mesopotam, Sarandë.

Policia filloi proçedimin penal ndaj tij për arsye se ky shtetas dyshohet të jetë autori i ngjarjes më datë 26.09.2018, ku u dogjën me zjarr disa hektarë (barishte dhe pemishte) në Mesopotam, Finiq. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARDIT RADA/ Tre ‘syrgjynët’ e Lulzim Bashës
Previous article TUNA PUBLIKON FOTON ME FOKUS TEK GJOKSI/ Zbuloni detajin që bie në sy

k.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT