• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDOSEN KONTENIERËT E PARË NËNTOKËSORË/ Veliaj: Nisim një revolucion për pastrimin e Tiranës…
Home
Sociale

VENDOSEN KONTENIERËT E PARË NËNTOKËSORË/ Veliaj: Nisim një revolucion për pastrimin e Tiranës…

5 June, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Dy kontenierët e parë nëntokësorë për mbledhjen e diferencuar të mbetjeve, të vendisur në sheshin “Sulejman Pasha”, shënuan fillimin e pilotimit të teknologjisë së re për pastrimin e Tiranës.

Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar edhe nga zv. ambasadori italian në Tiranë, Luigi Mattirolo, dhe administratori i “Eco Tirana”, Diego Testi, ndoqën demonstrimin e makinerive të reja për zbrazjen e kontenierëve nëntokësorë, por edhe për koshat mbi sipërfaqe.

Teksa shprehu mirënjohjen ndaj punonjësve që kujdesen çdo ditë që qyteti të jetë i pastër, Veliaj deklaroi se sot Tirana është shumë herë më e pastër. Ai nënvizoi se qyteti fillon një revolucion të ri për mënyrën e mbledhjes së mbetjeve.

“Sot kemi kuptuar më shumë se kurrë se Tirana që lamë pas 7 vjet më parë, kur plehrat bëheshin mullar e kur qelbej erë nga ndotja, është një histori e së kaluarës. Por, e mira nuk ka fund dhe arsyeja pse civilizimi shkon përpara është se gjithmonë aspiron për më mirë e për më lart, për më bukur e për më pastër, për më shumë higjienë. Sot, ne fillojmë një revolucion të dytë për pastrimin e Tiranës, që ka të bëjë me mënyrën se si i mbledhim mbeturinat. Unë e di se kush kërkon të gjejë një gjë që nuk shkon, do ta gjejë gjithmonë diçka, si ajo shprehja ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’, por shumica e qytetarëve duan që gjërat të shkojnë përpara; ata duan një qytet më të pastër, më shumë rregull dhe duan që Tirana të ketë higjienë maksimale”, u shpreh Veliaj.

 

 

Duke sjellë në vëmendje protestat e dhunshme të opozitës, kur për fat të keq nuk munguan rastet e djegies së kontenierëve të mbetjeve, Veliaj tha se politika nuk duhet ngatërruar asnjëherë me higjienën e qytetit. “Ne e filluam me ata kazanët e plastikës, me përbërje shumë të forte, dhe menduam se do i rezistonin kohës. Mbaj mend protestat politike në Tiranë, ku mënyra se si shprehej pakënaqësia ndaj një përfaqësuesi politik ishte duke djegur kazanët, ndaj dua t’u them të gjithë atyre që djegin kazanë për politikë: Do vijnë zgjedhjet, kush nuk e do kryetarin e Bashkisë, le ta votojë kundër! Kush nuk e do kryeministrin, le ta votojë kundër! Kush nuk e do një parti politike, le ta votojë kundër! Po pse duhet të digjet kazani, ku i hedhin plehrat të gjithë, si të majtë e të djathtë; pse do digjet e prishet infrastruktura, që na mban pastër të gjitha familjet tona, si të majta e të djathta; pse duhet ngatërruar politika me diçka si higjiena, që pavarësisht se kush e drejton qytetin, duhet ta bëjë xixë dhe duhet gjithmonë ta ngrejë lart e më lart”, deklaroi ai.

Kontenierët e rinj janë metalikë, duke i bërë ata shumë herë më rezistentë. “Për t’iu përgjigjur edhe akteve vandale, kemi marrë edhe ne masat tona, për t’u siguruar që Tirana, jo shumicën e kohës, jo përgjithësisht, por çdo ditë dhe gjithmonë, të jetë e pastër. Kemi bërë një tranzicion: po shkojmë nga kazanët e mëdhenj të plastikës, që në pjesën më të madhe kanë funksionuar, në kazanët e gjelbër dhe kazanët blu, metalikë, që do të jenë masivisht kudo nëpër qytet”, tha Veliaj, ndërsa kërkoi edhe bashkëpunimin e qytetarëve për mbajtjen pastër të qytetit.

Zv. Ambasadori italian në Tiranë, Luigi Mattirolo, e cilësoi kompaninë Eco Tirana një histori suksesi në pastrimin e qytetit të Tiranës. “Është kënaqësi e madhe të jem këtu, për të paraqitur para jush një histori suksesi – është një histori suksesi sepse nga njëra paraqesim dy punë të shkëlqyera: Ajo e administrimit të mbeturinave në mënyrë të qëndrueshme, ekologjike, dhe një punë të shkëlqyer shqiptare në administrimin e qytetit. I bëjmë bashkë këto punë të shkëlqyera për administrimin e mbeturinave dhe të qytetit”, tha zv. ambasadori Luigi Mattirolo.

Ndërkohë, administratori i “Eco Tirana”, Diego Testi prezantoi risitë teknologjike, duke nisur nga kontenierët, tek automjetet për pastrimin që janë më miqësore dhe me mjedisin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN SHIFRAT E COVID-19/ 59 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
Previous article "DUAM QË TRADITA TË VAZHDOJË"/ Nëna e Ledri Vulës zbulon se cili artist do këndojë në dasmën e reperit dhe Sarës

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT