• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDOS TË KTHEHET NË VENEZUELË/ Guaido: Protesta kundër Maduros
Home
Nderkombetare

VENDOS TË KTHEHET NË VENEZUELË/ Guaido: Protesta kundër Maduros

4 March, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Udhëheqësi i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido, rrezikon të arrestohet nëse hyn në Venezuelë.

Por,  ai e ka injoruar vendimin e dhënë nga gjykata dhe u ka bërë thirrje mbështetësve që më 4 mars të rinisin protestat kundër presidentit të kontestuar, Nicolas Maduro.

“Shihemi nesër”, ka thënë Guaido në një transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale më 3 mars.

Ai ka paralajmëruar autoritetet e Venezuelës se çdo përpjekje për ta arrestuar atë “do të jetë nga gabimet e fundit” që kryen qeveria.

Aktivistët opozitarë kanë organizuar takime në Karakas dhe qytete tjera. Guaido ka shkuar së fundmi në Ekuador, në kuadër të turneut të tij në shtete e Amerikës Latine, në mënyrë që të fitojë mbështetje për të larguar Maduron nga pushteti.

Guaido, i cili drejton Asamblenë Kombëtare, të kontrolluar nga opozita, ka shpallur veten president të përkohshëm në muajin janar, me ç’rast ka fituar mbështetjen e fuqive të mëdha, përfshirë, Shtetet e Bashkuara, disa kombe evropiane, si dhe shtete në rajon.

Maduro, i cili ka përkrahjen e Rusisë, ka nisur udhëheqjen më 2013, pas vdekjes së Hugo Chavez, derisa është betuar për mandatin e dytë në muajin janar të këtij viti.

Megjithatë, zgjedhjet e mbajtura në muajin maj të vitit të kaluar janë bojkotuar nga opozita dhe ka pasur pretendime për mashtrime me vota.

Ai është kritikuar për abuzim me të drejta të njeriut, si dhe për keqmenaxhim të ekonomisë së Venezuelës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNA NDAJ GJYGTARIT/ Kreu i shoqatës “plas” bombën: Jeta e arbitrave në rrezik, kërkojmë me...
Previous article NA HABITIT/ Altin Basha për spektaklet e tjerë të humorit: Nuk i vijnë Portokallisë as tek bishti

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT