KQZ ka vendosur ditën e sotme që projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik do të zbatohet vetëm në një ZAZ në bashkinë e Tiranës. Në ndryshimin e miratuar përcaktohet zbatimi i projektit pilot në një Zonë të Administrimit Zgjedhor në Bashkinë e Tiranës, e cila ka në juridiksionin territorial të saj jo më shumë se 55 qendra votimi.
Në kërkesë që PS dhe PD kishin dorëzuar në KQZ për propozimet e tyre përveç Tiranës ishte edhe Korça e Fieri, por duket se tashmë KQZ ka marrë vendimin e saj dhe ka vendosur që projekti pilot do të aplikohet vetëm në një nga ZAZ-të e Tiranës.
Më herët socialistët kanë kërkuar që ky projekt pilot të realizohet në disa zona urbane në Tiranë dhe jo rurale për shkak të infrastrukturës dhe internetit, në mënyrë që procesi të mos ketë kontestime.


