• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDIMI/ Tarifat e reja për në Universitetin e Tiranës. Sa do kushtojnë studimet në Bachelor…
Home
Sociale

VENDIMI/ Tarifat e reja për në Universitetin e Tiranës. Sa do kushtojnë studimet në Bachelor…

7 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka miratuar tarifat e shkollimit për ciklin e parë dhe të dytë të studimeve për vitin e ri akademik. Gazeta boton vendimin e plotë me pagesat e shkollimit për studentët, që do të futen rishtazi në Bachelor e Master në një nga gjashtë fakultetet e universitetit më të madh në vend. Tabela më poshtë, e detajuar për çdo program studimi, i është referuar ligjit të ri për arsimin e lartë si dhe vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave që përcakton tarifën tavan.

Mbështetur në kërkesat e njësive kryesore, të cilat kanë respektuar me rigorozitet kufirin maksimal të tarifës vjetore të shkollimit për ciklin e parë të studimeve, të përcaktuar në VKM, propozojmë që tarifat vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve, të jetë sipas pasqyrës bashkëlidhur.” Në fakt, ky i fundit, s’është tjetër veçse pagesa e shkollimit në katër vitet e fundit , çka nënkupton se në ciklin e parë të studimeve nuk do të ketë rritje. E njëjta gjë nuk do të ndodhë me masterat. Së paku, në disa programe studimi. Shumica e departamenteve u kanë qëndruar besnike tarifave të viteve të kaluara, përveç Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Institutit të Studimeve Europiane. Kështu, një master te Shkencat Humane do të kushtojë 168,000 lekë, nga 150,000 vitin e kaluar.

Një rritje akoma më të lartë do ta ketë Masteri Shkencor tek ISE. Ata që dëshirojnë ta ndjekin, do të paguajnë 30 mijë lekë më shumë nga vjet, 180,000 lekë. Për ata që e kanë program të dytë, tarifa rritet nga 180 mijë në 216,000 lekë. Në dokument parashtrohen dhe tarifat e regjistrimit, përkatësisht 1,600 lekë për ciklin e parë, 2,500 lekë për ciklin e dytë dhe 3000 lekë për programet e dyta dhe transferimet. Në muajin maj, qeveria përcaktoi tavanin e tarifave për çdo program studimi. Sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi, universitetet duhet të miratojnë brenda 90 ditësh në organet kolegjiale të saj tarifën vjetore për çdo profil, brenda kufirit maksimal të miratuar me VKM.

TARIFAT E SHKOLLIMIT CIKLI I PARE PER VITIN AKADEMIK 2018-2019

1

TARIFAT E SHKOLLIMIT CIKLI I DYTE “MASTER PROFESIONAL “, KOHE E PLOTE PER VITIN AKADEMIK 2018-2019:

2

TARIFAT E SHKOLLIMIT CIKLI I DYTE “MASTER SHKENCOR”, KOHE E PLOTE PER VITIN AKADEMIK 2018-2019

3

4

5

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Romelu Lukaku: Skuadrën dua ta ndihmoj duke fituar jo duke shënuar
Previous article “Shkova me vrap dhe i tregova mamit!” Si e humbën virgjërinë meshkujt e famshëm? (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I FRIKSHËM NË KORÇË/ Makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës, dyshohet se shoferi… Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË KORÇË/ Makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës, dyshohet se shoferi…

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme Aktualitet

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT