• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDIMI: Sali Berisha mbetet “non grata” në Britani! Ish kryeministri humb gjyqin në Londër
Home
Politikë

VENDIMI: Sali Berisha mbetet “non grata” në Britani! Ish kryeministri humb gjyqin në Londër

17 June, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Sali Berisha do të vijojë të jetë ‘non grata’, çka do të thotë se do të ketë të ndaluar hyrjen në Britaninë e Madhe.

Ish-kryeministri demokrat humbi sot apelin e tij në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër kundër vendimit të Ministrisë e Punëve të Brendshme, “Home Office” që e ndalonte të hynte në Britani për lidhjet e tij të dyshuara kriminale

Ai u shpall non grata në korrik 2022 për lidhjet e tij të dyshuara me krimin e organizuar dhe korrupsionin, të cilin Berisha e mohon.

Berisha apeloi kundër vendimit në Komisionn Special të Apelimit të Emigracionit (SIAC) në Londër në mars 2024, duke argumentuar se u ndalua nga MB në bazë të pohimeve të rreme të paprovuara.

Gjykata e Apelit është shprehur në favor të qëndrimit të Qeverisë në këtë rast, duke hedhur poshtë të gjitha arsyet e ankimimit të Berishës. Më e rëndësishmja, Gjykata ka gjetur se rekomandimi për të përjashtuar Berishën është arritur siç duhet si “produkt i një vlerësimi holistik të provave në dispozicion”.

“E gjejmë të pavend aplikimin e formulës të imunitetetit si ish-kreu i një shteti i aplikuar në këtë apel. Për këtë arsye dhe të tjera të trajtuara në sesionin e mbyllur kundërshtia e zotit Berisha për ti ndaluar hyrje në Britaninë e Madhe rrëzohet” thuhet në vendimin që ka bashkangjitur dhe shqiptarja.com 

 

Lidhje te qarta me krimin, u perfshitë në korrupsion dhe me Damir Fazllic

Më 21 korrik 2022, Sekretari i Shtetit për Departamentin e Brendshëm (“SSHD”) i shkroi Berishës për ta informuar se, më 19 korrik 2022, ishte marrë një vendim për përjashtimin e tij nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të kriminalitetit dhe korrupsionit dhese prania e tij në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte e favorshme për të mirën publike. Arsyet ishin si më poshtë:

“…ju keni lidhje të qarta me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelët që kanë paraqitur një kërcënim për sigurinë publike në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe se jeni të gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të çuar përpara ambiciet tuaja politike, dhe… keni përdorur pozicionet tuaja të zgjedhura për t’u përfshirë në korrupsion dhe sjellje kriminale për të pasuruar veten dhe rrethin tuaj të ngushtë, në veçanti ish-këshilltarin tuaj zgjedhor Damir Fazlliç, të cilin më pas e mbrojtët kur u shfaqën provat e kriminalitetit.

Tashmë dihet se vendimi për përjashtimin e Dr. Berishës ishte një nga të shumtët e marrë në lidhje me shtetasit shqiptarë si pjesë e Projektit Crime State Nexus (“CSNP”), i cili ka për qëllim prishjen e lidhjeve midis politikanëve dhe krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë në veçanti”

(Lajmi ne perditesim)

PDF/ Vendimi i Apelit për Sali Berishën

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ËSHTË LARGUAR NGA BANESA"/ Zhduket 30 vjeçari, i ati "ngre në këmbë" policinë e Shkodrës
Previous article E TRISHTË/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 40-vjeçari në Kavajë

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT