• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDIMI/ Rritja e pensioneve PËR USHTARAKËT: Ja sa do të përfitojnë të gjitha KATEGORITË
Home
Sociale

VENDIMI/ Rritja e pensioneve PËR USHTARAKËT: Ja sa do të përfitojnë të gjitha KATEGORITË

26 June, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Prej 1 korrikut të këtij viti, ushtarakët në lirim do të përfitojnë rritje pensioni.

Sipas vendimit më të fundit të qeverisë, do të bëhet indeksimi në masën 2.8% i pensioneve të caktuara dhe të rillogaritura me ligjin “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara me nenin 21, të këtij ligji.

 

 

“Këshilli i Ministrave vendosi indeksimin, në masën 2.8 për qind, të: pensioneve të caktuara me dekretin nr.758, datë 1.2.1994, të Presidentit të Republikës, “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”; trajtimeve të veçanta financiare, të caktuara sipas ligjit nr.9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe palombarëve të forcave detare në pension””,-theksohet në vendim. Gjithashtu, në këtë të fundit bëhet me dije se nga kjo rritje do të preken edhe trajtimet e veçanta financiare të caktuara sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”.

Ndërkohë indeksimin, e përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen nga data 1.7.2018 e në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit të jetë deri më 30.6.2018, përfshirë edhe këtë datë. “Shuma bazë e pensionit, e përcaktuar sipas pikës 2, të nenit 32, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, duke filluar nga data 1.7.2018 e në vazhdim të jetë 7 262 lekë. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 1 545 000 000 lekë dhe përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e ISSH-së të vitit 2018″,-nënvizohet më tej në vendim.

  • KRITERET

Sipas ligjit, ka disa lloj përfitimesh që administrohen nga ISSH-ja, e respektivisht bëhet fjalë për: pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi; pensionin suplementar të pleqërisë; pensionin suplementar të invaliditetit; si dhe për atë familjar.

Kështu për të përfituar pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi, burrat duhet të kenë mbushur moshën 47 vjeç e të kenë jo më pak se 15 vite pune, ndërsa gratë duhet të jenë mbi 42 vjeç e të kenë jo më pak se 12 vite shërbimi.

Ndërkohë mund të përfitojnë pension suplementar pleqërie të gjitha kategoritë e sipërpërmendura, dhe pension suplementar invaliditeti po këto kategori që janë deklaruar invalidë dhe përfitojnë pension invaliditeti të plotë apo të pjesshëm, sipas Ligjit nr. 4171, “Për sigurimet shoqërore të RPSH” dhe Ligjit nr. 7703, “Për sigurimet shoqërore në RSH”.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije se kur personat e familjes në ngarkim të personave të sipërpërmendur dhe familjet e ushtarakëve që humbasin jetën në krye të detyrës e përfitojnë pension familjar, sipas Ligjit kanë gjithashtu të drejtën e marrjes së pensionit suplementar familjar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Flet Erion Veliaj: Fakti që do të bëhem baba më ka transformuar, jam bërë më... (VIDEO)
Previous article 3.4 MILIONË EUROT/ Rrëfimi i biznesmenit shqiptar në Gjermani, dhe MISTERI i makinës së 9-të...

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT