Bashkë me reformimin e ministrive, gjatë këtij 4-vjeçari do të shkrihen jo pak, por 37 agjenci dhe institucione të administratës shtetërore. Kështu me vendimin e sotëm të Qeverisë Rama, ALUIZNI do të kalojë në varësi të Ministrit të Drejtësisë.
Këtë vendim, Këshilli i Ministrave e mori nga Vlora, ku edhe u zhvillua sot mbledhja e qeverisë.


