• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDIMI/ Pse Krimet e Rënda shpallën të pafajshëm Suel Çelën, ja argumenti i gjyqtarëve
Home
Breaking News

VENDIMI/ Pse Krimet e Rënda shpallën të pafajshëm Suel Çelën, ja argumenti i gjyqtarëve

21 November, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli të pafajshëm Suel Çelën për përplasjen e makinës së Policisë përballë tregut Agro-Ushqimor në Elbasan, ngjarje e ndodhur dy vite më parë.

 Suel Çela

Pas një procesi, i cili nisi me akuzën e “Vrasjes së punonjësit të Policisë”, mbetur në tentativë për dy nga të pandehurit, Enea Bekteshin dhe Suel Çelën, e që përfundoi në pretencë me akuzë të ndryshuar nga prokurori, Gjykata arriti në përfundimin se prania e Çelës në ngjarjen e shtatorit të 2017-ës nuk ishte provuar.

Nga ana tjetër, treshja gjykuese argumentoi se, duke iu referuar provave dhe fakteve të paraqitura, Enea Bekteshi është gjetur fajtor për “Kundërshtim të punonjësit të Policisë” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, duke e dënuar atë me 6 vite burg. “Duke iu referuar provave dhe fakteve, është provuar që në makinën “Audi” ka qenë i pandehuri Enea Bekteshi.

Ky i fundit, pasi ka shoqëruar në aeroport vëllain e Suel Çelës, kur është kthyer ka marrë për xhiro makinën “Audi” dhe kur është kthyer rreth orës tetë në treg ka ndodhur ngjarja, ku ka kundërshtuar dhunshëm punonjësit e Policisë. Sa i takon provës që konsiston në shenja gishtash, duke iu referuar procesverbaleve të këqyrjes, këto shenja janë gjetur në pjesën e brendshme të pasqyrës në krahun e shoferit dhe jo në pjesën e pasagjerit, çka vërteton qenien e tij në makinë.

Një fakt i tillë mbështetet edhe nga një përgjim ambiental, që i është bërë Enea Bekteshit në komisariat me kunatin e tij”, lexoi gjyqtari vendimin e shkurtuar. I fajshëm u shpall edhe i pandehuri tjetër në këtë proces, Kelment Xhaferri, për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe u dënua me 5 vite burg në total.

PAFAJËSIA 

Pas disa seancash gjyqësore dhe marrjes së dhjetëra dëshmive, Gjykata për Krime të Rënda tha dje se nuk është provuar që Suel Çela, i cili është gjykuar në mungesë, të ishte në “Audin” që përplasi makinën e Policisë. E vetmja provë që lidhte të pandehurin me makinën dhe ngjarjen ishte një cigare puro e gjetur aty, por në dëshmitë e punonjësve të Policisë, kjo provë nuk është gjetur e mbështetur, pasi ata nuk identifikuan shoferin dhe thanë se ka qenë vetëm një person në makinë, ndryshe nga sa ka pretenduar Prokuroria, që ka qenë Suel Çela dhe Enea Bekteshi. Një prej dëshmitarëve, gjatë shqyrtimit gjyqësor tha se ishte i sigurt që në makinë nuk ishte Suel Çela, pasi do ta njihte nëse do kishte qenë ai.

“Shpalljen e pafajshëm të Suel Çelës për akuzën e ‘Kundërshtimit të punonjësve të Policisë’ dhe ‘Goditjes për shkak të detyrës’. Pasi nuk janë gjetur prova që mbështesin pretendimin e Prokurorisë që i pandehuri ka qenë në drejtim të makinës ‘Audi’. Materiali biologjik i gjetur në puron në makinë, vërteton faktin se i pandehuri ka përdorur këtë mjet, por jo se në atë moment ka qenë në drejtim. Gjithashtu, 4 nga punonjësit e Policisë të pyetur në Gjykatë kanë thënë se në makinë kanë parë vetëm një person dhe një prej dëshmitarëve ka mohuar, duke pohuar me siguri që ai nuk ishte Sueli, pasi do ta kishte njohur. Nuk janë sjellë në gjykim prova të tjera për vërtetimin e pretendimit se në ‘Audi’ ka qenë i pandehuri Suel Çela”, tha Gjykata.

PRETENCA Prokuroria për Krime të Rënda ndryshoi gjatë leximit të pretencës akuzat për Suel Çelën, Enea Bekteshin dhe Kelment Xhaferrin, duke rrëzuar vrasjen e punonjësit të Policisë, mbetur në tentativë. Prokuroria tha se gjatë shqyrtimit nuk u gjet e provuar akuza e vrasjes së punonjësit të Policisë, por u gjet e provuar se Suel Çela dhe Enea Bekteshi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe i kanë goditur për shkal të detyrës, e për këtë kërkoi dënimin e Çelës me 7 vite burg dhe Bekteshin me 6 vite. Edhe për Kelment Xhaferrin ra akuza e kundërshtimit të Policisë, por u kërkua shpallja e fajshme e tij për tri vepra të tjera: atë të armë mbajtjes pa leje, largim i të burgosurit dhe mbajtja e lëndëve plasëse, duke kërkuar dënimin me 6 vite burg. Gjatë seancës, Prokuroria pretendoi se është e provuar që në drejtim të “Audit” që përplasi makinën e Policisë ishte Suel Çela dhe pasagjer në ketë automjet ishte Enea Bekteshi.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRIEZMANN RILIND ME SHQIPËRINË/ Barcelonës i kthehen peshat e rënda në stërvitje...
Previous article TITULLARI I PRISH PLANET TRAJNERIT ÇUNGU/ Laçi me mungesë të rëndësishme ndaj "Demave", ja emri

k.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën

TËRMET I FORTË NË JUG TË VENDIT/ Lëkundjet shkaktojnë panik te banorët, ja sa ishte magnituda Aktualitet

TËRMET I FORTË NË JUG TË VENDIT/ Lëkundjet shkaktojnë panik te banorët, ja sa ishte magnituda

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT) Aktualitet

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT