• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDIMI PËR TEATRIN/ Mazniku: Ligji do ndryshojë, do ketë mundësi për garë
Home
Shqipëri

VENDIMI PËR TEATRIN/ Mazniku: Ligji do ndryshojë, do ketë mundësi për garë

11 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Mazhoranca i ka tashmë të gjitha elementët e mozaikut, për të krijuar qendrimin në raport me dekretin e Presidentit të Republikës, i cili në fund të korrikut ktheu për rishqyrtim në Parlament të ligjit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Shumica qeverisëse ishte në pritje të qëndrimit zyrtar të Komisionit Europian, i cili nuk vonoi. Shefja e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Komisionin Evropian, në letrën drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Enjëll Agaçi, vlerësoi qëndrimin e ri të ekzekutivit shqiptar, për të amenduar ligjin, me qëllim prezantimin e një thirrje të hapur, për zbatimin e projektit për Teatrin Kombëtar, ku çdo kompani private mund të dorëzojë një propozim për projektin.

Nisur nga ky konstatim, pritet lëvizja e re e mazhorancës në raport ligjin i miratuar në fund të sesionit të kaluar, duke pranuar ndryshimin e tij. Dy janë mënyrat që mund të ndjekin socialistët: të pranojnë dekretin e kreut të shtetit dhe të hartojnë një nismë të re ligjore, ose t’a lënë atë në hije dhe të formulojnë një projektligj të ri.

Një ditë pas publikimit të letres së KE, në studion e News24 nënkryetari i Bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku, pranoi se ligji për teatrin do pësojë ndryshime.

“Hapat që do të ndodhin tani do të jenë: Do të kemi një amendim të ligjit. Amendimi do përmbajë mundësinë e garës, që kompani persona apo institucione të tjera që kanë mundësi të konkurojnë apo e kanë një opsion alternative t’ja propzojnë këtë komisionit të shqyrtimit. Ka një datë parlamenti shqiptar i cili do të shqyrtojë dekretin e presidentit dhe besoj që paralelisht me këtë do shqyrtohet edhe amendimi.” – u shpreh Mazniku.

Nisur nga kjo Mazniku ftoi opozitën të bashkëpunojë në hartimin e ligjit të ri.

“Nëqoftëse opozita do të kishte ardhur në komision, dhe në vend që të ngrinte karrige e tavolina, të bërtiste e të bllokonte komisionin, të vinte me një propozim specific për mënyrën si ligji mund të bëhej më i mirë, ju siguroj që do ishim të gjithë të gatshëm.” – theksoi me tej Mazniku.

Sa i takon procedurës që do të ndiqet në raport me dekretin presidencial, Rregullorja e Kuvendit përcakton qartë hapat. Dekreti do të shqyrtohet në komisionin përgjegjës, që është Komisioni i Veprimtarive Prodhuese. Referuar Rregullores, brenda 8 javëve nga data e fillimit të shqyrtimit, Komisioni paraqet raportin. Parashikohet që Komisioni parlamentar të mblidhet fillimjavën e ardhshme, ndërkohë që sipas përcaktimeve në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, do kalojë për votim në Parlament në seancën e 20 shtatorit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Veting apo poligraf për politikanët?
Previous article NDËRPRERJA E TRANSMETIMEVE/ Qytetarët rradhë të gjata në dyqane për të blerë dekoderin (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT