Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar edhe një herë në lidhje me vendimin e Bashkimit Evropian për shtyrjen e negociatave.
Bushati në një postim në Facebook, shkruan se vendet anëtare kanë skicuar rrugën pa kthim drejt anëtarësimit të Shqipërisë.
Më tej në reagimin e tij ministri ka hedhur akuza për opozitën, që sipas tij po nxin.
Postimi i plotë
Vendet anëtare skicojnë rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit, kuadrin kohor dhe hapat e instrumentet e ndërveprimit të Shqipërisë me Komisionin Europian. Opozita në Tiranë nxin. Unë kurrsesi nuk dua të besoj se partia, e cila kërkon të qeverisë vendin është mërzitur nga vendimi i mirë për Shqiptarët e jo për qeverinë. Por, preferoj të mendoj se akoma s’ka gjetur kohën e mjaftueshme të lexojë si duhet atë vendim.


