• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDIMI PËR PUNËSIMET NË ADMINISTRATË/ DAP: Këtë vit do shpallen 1177 pozicione, ja prefesionet që kërkohen
Home
Sociale

VENDIMI PËR PUNËSIMET NË ADMINISTRATË/ DAP: Këtë vit do shpallen 1177 pozicione, ja prefesionet që kërkohen

15 February, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Të paktën 1177 pozicione pune në administratë priten që të shpallen nga Departamenti i Administratës Publike(DAP) me synimin e plotësimit të vendeve vakante në një sërë institucionesh sipas nevojave.

Vetë DAP njoftoi këtë pas publikimit në fletoren zyrtare të vendimit të qeverisë për planin vjetor të pranimit në institucionet e administratës shtetërore pjesë e shërbimit civil.

“Departamenti i Administratës Publike do të shpallë përgjatë vitit 2024, vendet vakante të ndara në kategoritë si më poshtë: Për kategorinë ekzekutive (868) ; Për kategorinë e ulët drejtuese (217) ;Për kategorinë e mesme drejtuese (92). Në vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave për planin vjetor të pranimit në institucionet e administratës shtetërore, pjesë e shërbimit civil renditen dhe fushat përkatëse për të cilat administrata do të ketë nevojë gjatë këtij viti: Shkenca ekonomike; juridike; shoqërore; sociale; mjekësore; inxhinierike; ekzakte; edukimi; mjedisore ose të tjera të përshtatshme; biologjike dhe të ngjashme me to; Audit i brendshëm; Histori-filologji; Veterinari; Agronomi; Zootekni; Mbrojtje bimësh; Kimi; Arkitekturë; Arkeologji dhe restaurime; Artet e bukura; Gjeodezi; Mësuesi; Arsim i lartë ushtarak/policor; Arsim i lartë” thuhet në publikimin e DAP.

I njëjti vendim qeverie rendit edhe institucionet e administratës shtetërore ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2022 ku bëjnë pjesë :kryeministria dhe institucionet në varësi të saj, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, sistemi i ministrisë së Brendshme, sistemi i ministrisë së Mbrojtjes, sistemi i ministrisë së Financave, sistemi i ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, sistemi i ministrisë së Drejtësisë, sistemi i ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, sistemi i ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sistemi i ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, sistemi i ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, sistemi i ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Departamenti i Administratës Publike ka shpjeguar edhe mënyrë sesi personat e interesuar për këto vende vakante mund të aplikojnë sa herë që ka një shpallje me interes për ta.

“Për të aplikuar në shpalljet që publikon DAP në faqen zyrtare, ëëë.dap.gov.al, kandidatët duhet të krijojnë fillimisht profilin e tyre online me dokumentet e nevojshme e më pas të aplikojnë në shpallje për të cilat kanë interes dhe që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe ato të posaçme” thuhet në sqarimin e institucionit./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THIRRJA/ Guterres: Ndaloni përshkallëzimin e rrezikshëm Izrael-Liban
Previous article VRASJA E LIRIDONA ADEMAJT/ Zbardhen dëshmi të reja për krimin e rëndë: Çfarë thonë për lidhjen e Naim Murselit me… Çfarë bëri viktima për të marrë hak?

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT