• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDIMI PËR GRADAT/ Ja si do veprohet tani e tutje me policët
Home
Sociale

VENDIMI PËR GRADAT/ Ja si do veprohet tani e tutje me policët

30 October, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Oficerët e policisë nuk do të fitojnë me gradat e humbura në gjykatën administrative. Ky vendim është nga Gjykata e Lartë e cila ka shqyrtuar një rast të Gjykatës Administrative

Asnjë gradë e lartë në Policinë e Shtetit nuk do të merret përmes Gjykatës Administrative. Kjo praktikë u ndoq për më shumë se të vjet, në mungesë të konkursit që ishte pezulluar për motive të paqarta. Por gjykatës iu drejtuan edhe oficverë policie që kishin humbur postin dhe donin të ruanin gradën. Për këtë arsye punonjësit brenda policisë që kanë pretenduar të marrin gradat “nënkomisar”, “komisar”, “kryekomisar”, “drejtues” dhe “drejtues i parë” i janë drejtuar vetëm Administratives

Me vendim të Drejtorit të ri Gledis Nano do të rifilloj praktika e mëparshme dhe si rezultat nuk do të jetë më e nevojshme që të shkohet deri në dyert e gjykatave për ta fituar gradën. Gjithçka do të bëhet me garë dhe konkurs, në bazë të kritereve që do të përcaktohen nga një komision i veçantë, bazuar në vitet e karrierës dhe performancës brenda strukturave blu, ashtu siç në fakt e parashikon edhe vetë ligji i Policisë së Shtetit, referuar gradave.

Por pse Policia e Shtetit po vendos tani të rihap konkurset për garën, tre vite e gjysmë pa një konkurs të tillë?

Një rekurs i bërë në Gjykatën e Lartë nga punonjësi i policisë, Leonard Ndreka, i cili pretendoi të merrte gradën “kryekomisar”, u rrëzua me pretendimin se Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Gjirokastër dhe Apeli Administrativ në Tiranë nuk kanë interpretuar ligjin siç duhet, pasi nuk kanë kompetencë për të dhënë grada. Për këtë, thotë Supremja, është vetë Policia e Shtetit, e cila e ka të obligueshme të hap konkurs çdo vit, në bazë të vendeve vakante të gradave që ka në dispozicion dhe t’u jap mundësinë punonjësve të saj të rriten në detyrë, bazuar në rezultatet e karrierës dhe të vjetërsisë së punës. Por, gjithsesi, gjithçka duhet të kaloj me konkurs.

Për arsye të paqarta, Policia e Shtetit nuk e ka hapur garën për gradat për tre vite e gjysmë, çfarë ka detyruar punonjësit e saj të emëruar në detyra të ndryshme ta kërkojnë atë nëpër gjykata. Në tre vite të mungesës së konkurseve për gradat, janë emëruar në poste drejtuese edhe individë që nuk u ka korresponduar niveli i gradës me postin që janë emëruar, por me pretekstin që ta fitojnë gradën brenda një viti në Gjykatën Administrative, pa konkurs, referuar një VKM-je të 21 dhjetorit 2016. Kjo bëri që në 12 qarqet e vendit të emërohen njerëz pa përvojë në polici, të cilët arritën të marrin gradën vetëm pasi u emëruan dhe jo në bazë të meritës dhe konkursit.

Rihapja e garës pritet të sjell një frymëmarrje të re në polici, pasi do t’u japë mundësinë dhjetëra punonjësve të përkushtuar për të konkurruar për një gradë më të lartë dhe në fund të fundit për të dhënë kontribut në përmirësimin e vetë strukturës së Policisë së Shtetit. Fillimi i mbarë është bërë me zhvillimin e konkursit për gradën “nënkomisar”, i zhvilluar të martën. Për 100 vende vakante konkurruan 260 aplikantë, të cilët kanë ndjekur më herët studimet në Fakultetin e Hetimit të Krimit, pranë Akademisë së Sigurisë.(Shqiptarja.com)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Elche-Real Madrid. Rezultati 1-2
Previous article FITORJA E DYTË RADHAZI/ Laçi mposht Skënderbeun dhe ngjitet në vendin e shtatë, Josa e nis me këmbën e mbarë

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AUTOSTRADËN LUSHNJË-FIER/ Makina përplaset me furgonin, disa të plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË AUTOSTRADËN LUSHNJË-FIER/ Makina përplaset me furgonin, disa të plagosur

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe... Aktualitet

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe...

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT