• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDIMI PËR GODINËN/ PD presion Ilir Metës: Nëse kalon ligjin për Teatrin, je i kapur edhe ti
Home
Shqipëri

VENDIMI PËR GODINËN/ PD presion Ilir Metës: Nëse kalon ligjin për Teatrin, je i kapur edhe ti

19 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Partia Demokratike po shikon çdo mundësi që parashikon ligji për të penguar shembjen e Teatrit Kombëtar.

Eksperti ligjor në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi, u shpreh se mund të ketë padi penale dhe civile nëse tjetërsohet prona e Bashkisë tek Teatri pa 3/5 e votave të Këshillit Bashkiak.

“Tjetërsimi i pronave të njësive të qeverisjes vendore, pa patur vendimin e organit kopetent, që është vendimi i Këshillit Bashkiak, që do të thotë çdo zaptim i asaj prone pa lejen e pronarit ,legjitimon pronarin të ngrej padi civile për të marrë në posedim dhe në pronësi pronën e vet”, deklaroi Gazmend Bardhi.

Sipas Bardhit, presidenti Ilir Meta duhet të kthejë për rishqyrtim ligjin për Teatrin, në të kundërt ngre dyshime se është kapur edhe Presidenca.

“Presidenti është në detyrë për të zbatuar garantimin e Kushtetutës, dhe unë kam bindje nëse presidenti do të zbatojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nuk duhet ta dekretojë ligjin, por duhet ta kthejë atë për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë, duke evidentuar të gjitha shkeljet Kushtetuese që përmban ai ligj i miratuar me 74 votat e mazhorancës në Kuvend”, tha Bardhi.

Ndërkohë, eksperti i PD-së bëri me dije se po shikohet mundësia që shpresa për fatin e Teatrit të mos varet vetëm tek presidenti, por edhe tek Gjykata Kushtetuese, e cila aktualisht është jashtë funksionit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATO E VERËS/ E ardhmja e Neymar varet nga Dybala...
Previous article Pasioni për FOTO i merr kohën e plazhit Niko Peleshit! Ja ku ndodhet ministri...

g.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’ Politikë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar Politikë

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion Politikë

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT