Nën drejtmin e kreut të parlamentit Gramoz Ruçi është mbledhur sot konferenca e kryetarëve.
Pika kryesore e rendit të ditës ishte diskutimi për mbledhjen e seancës plenare.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raporton se konferenca e kryetarëve vendosi mbledhjen e parlamentit në seancë plenare më datë 16 Prill ora 10:00.
Në rendin e ditës të kësaj seance do të jenë disa akte normative të qeverisë, diskutimi dhe votimi i ndryshimeve në kodin penal përfshi dy dekretet e presidentit për aktin normativ të OFL dhe ligjit të pronave kthyer parlamentit.
Që prej 5 javësh parlamenti nuk ka zhvilluar asnjë seancë si pasojë e situatës me Covid19.
Një ditë më parë në një intervistë për Top Channel Genc Gjoncaj sekretar i përgjithshëm i Kuvendit deklaroi se janë duke u parë disa skenarë se si deputetët do të ulen në sallë në mënyrë pët të respektuar distancimin fizik.