• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDIMI/ Këshilli i Ministrave: Emigrantët drejt sigurimit të të drejtës së votës, të regjistrojnë vendbanimet E-albania
Home
Sociale

VENDIMI/ Këshilli i Ministrave: Emigrantët drejt sigurimit të të drejtës së votës, të regjistrojnë vendbanimet E-albania

28 November, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Teksa duket se një nga sfidat për zgjedhjet në Shqipëri, do të jetë edhe sigurimi i votës së emigrantëve, qeveria ka ndërmarrë një tjetër hap për mundësinë e votimit të tyre, por edhe përfitimin e shërbimeve të tjera të një emigranti në Shqipëri.

Në fletoren Zyrtare është publikuar Vendimi i Këshillit të Ministrave për Vetëdeklarimin e adresës së shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Në aplikacionin E-Albania do të ketë një dritare të veçantë, ku emigrantët do të kenë mundësi të regjistrohen.

“Autoritetet   përgjegjëse i ofrojnë  shtetasit shqiptar,  në  adresën  e  vetëdeklaruar e  të konfirmuar shërbime të gjendjes civile,  ushtrim  të  së  drejtës  së  votës,  në  zbatim  të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë” thuhet pikën 9 të vendimit të këshillit të Ministrave.

Në publikimin e së premtes në Fletoren Zyrtare, përcaktohen edhe hapat që me hyrjen në portal , do të ndjekin të gjithë ata emigrantë të cilët duan të deklarojnë adresën e tyre.

“Në   rast   ndryshimi   të   adresës,   shtetasi deklaron  adresën  e  re  brenda  60  ditëve” sqarohet në vendim.

Deklaruesi identifikohet në mënyrë të sigurt në portal duke përdorur numrin personal në pasaportë ose letërnjoftimin elektronik, të lëshuara nga Republika e Shqipërisë. Sipas këtij vendimi të qeverisë, deklaruesi plotëson formularin e deklarimit me të dhënat e adresës së saktë në shtetin ku jeton, shoqëruar me dokumente zyrtare, që provojnë gjeneralitetet e shtetasit në fjalë.

Të dhënat më pas verifikohen nga punonjësit e zyrës se gjendjes civile.

Më herët, në fillim të këtij muaji nga KQZ është njoftuar ngritja e grupit të punës lidhur me mundësinë e votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Grupi i punës që përbëhet nga 6 anëtarë do të përgatisin një material për mundësinë e votimit në emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit. Në krye të këtij grupi pune është emëruar Ylli Merkaj, Sekretar i përgjithshëm. Ato kanë afat deri në datën 15 nëntor për të sjellë një raport të detajuar që përmban kostot financiare, shembujt nga jashtë vendit, aktet juridike si edhe mënyrën e administrimit të votave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALET MANCHESTER CITY/ SUPER ASIST nga De Bruyne, Mendy realizon me një "PERLË" (VIDEO)
Previous article ZYRTARE/ Portieri i Kombëtares me rezulton pozitiv Covid-19. Izolohet në shtëpinë e tij

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT