• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vendimi i qeverisë për pronat në bregdet, Neranxi: Ç’do bëhet me pronarët e ligjshëm dhe ata që kanë grabitur?
Home
Sociale

Vendimi i qeverisë për pronat në bregdet, Neranxi: Ç’do bëhet me pronarët e ligjshëm dhe ata që kanë grabitur?

28 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Pas vendimit të qeverisë për pezullimin e perkohshem te regjistrimit te pronave ne bregdet, “himariotët kërkojnë sqarim nga Edi Rama se si do i mbrojë pronarët e ligjshëm të tokave dhe shtëpive të bregdetit, me vendimin e ri që ka marrë”, thotë Nikollaq Neranxi, kryetari i shoqates per mbrojtjen e pronave ne Himare.

Sipas tij, “në vendim nuk thuhet asnjë fjalë se çfarë do bëhet me këta pronarë të ligjshëm dhe çfarë do bëhet me ata që kanë grabitur toka dhe ndërtuar mbi ta deri tani në bregdet!”

himare prona neranxi

Deklarata e plotë nga Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Pronave, Shtëpive, Historisë dhe Kulturës Himarë.

Himariotët kërkojnë sqarim nga Edi Rama se si do i mbrojë pronarët e ligjshëm të tokave dhe shtëpive të bregdetit, me vendimin e ri që ka marrë.

Dy ditë më parë, Ministrja e Drejtësisë doli që të argumentojë një vendim të çuditshëm dhe të dyshimtë të Edi Ramës. VKM-ja thotë: “Pezullimi i përkohshëm i vijimit të procedurave të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike”.

Gjoni, gjatë fjalës së saj, u përpoq të na bindë se; “Vendimi i qeverisë për pezullimin e ligjit 7501, bëhet për sigurimin e pronës për pronarët e ligjshëm për pacënueshmërinë e të drejtave të tyre”.

Por nga ana tjetër, në vendim nuk thuhet asnjë fjalë se çfarë do bëhet me këta pronarë të ligjshëm dhe çfarë do bëhet me ata që kanë grabitur toka dhe ndërtuar mbi ta deri tani në bregdet!

Siç dihet,në Himarë nuk ka patur toka të lira, çdo pëllëmbë tokë aty ka një pronar i cili duhet të gëzojë të drejtën mbi të, si pronë e trashëguar. Në vite kjo pronë e trashëguar është ndarë me ligjin 7501, por institucionet nuk kanë pranuar t’a hipotekojnë. Me këtë VKM ekziston frika që himariotëve t’ja marrin tokën përfundimisht për t’ja dhënë investitorit strategjik!

Çdo banor i Himarës është dakort me investime, por ama duke qenë edhe ai pjesë e përfitimit në investim, si një pronar i ligjshëm. Ne e kemi akuzuar gjithmonë në vetë të parë Kryeministrin Rama si njeriun që i hapi dritën jeshile grabitjes së pronave tona. Deri tani ai nuk i ka kthyer një përgjigje akuzave të banorëve dhe nuk na ka shpjeguar se si do ta zgjidhë këtë problem.

Pyetjet që ne si komunitet kemi për kryeministrin janë: Me VKM-në e re, si do na mbroni ne pronarët e ligjshëm zoti Rama? Është mirë të dilni publikisht dhe të na e sqaroni se mbase ne nuk e kemi kuptuar pse ky hap i rradhës qenka për të mirën tonë? Ndërkohë, për ata që punuan në kooperativa bujqësore në Himarë, që dhanë kontributin e tyre me dekada atje, ku do ia jepni tokën që ju takon ashtu siç e keni shpërndarë në çdo cep të Shqipërisë? Kërkojmë të jeni transparent me komunitetin tonë, pasi siç e kemi thënë në vijimësi për gjithë këto vite, nëse ky është plani i rradhës, për të na e grabitur tokën me VKM, i keni bërë llogaritë gabim se ne nuk do t’ju lejojmë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Rama ndryshon mendje në Gjermani? "Kokaina u kap në bashkëpunim me autoritetet italiane"
Previous article “Kanabisi” sjell Guardia di Finanzën ne Tiranë, takime në Policinë e Shtetit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT