• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDIMI I QEVERISË/ Nishani ironizon Ramën: Librat nuk ka kush t’i marrë
Home
Shqipëri

VENDIMI I QEVERISË/ Nishani ironizon Ramën: Librat nuk ka kush t’i marrë

14 September, 2018 Isa.Autor Politikë, Shqipëri

“Këto tre vite të fundit kemi largimin më masiv që nga ai i 1990-1991”. Keshtu shprehet ish-presidenti Bujar Nishani, teksa analizon situaten e largimit te shqiptareve nga vendi.

Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, Nishani teksa ironizon me fushaten e qeverise per librat falas, shkruan se ato nuk ka kush t’i marre, pasi shkollat po mbyllen e femijet me familje po largohen nga vendi pas mungeses se shpreses.

Bujar Nishani 

Të dashur miq, librat e shkollës të fëmijëve shqiptar po mbeten jetim !
Pak ditë më parë një lajm pothuajse i kobshëm u bë prezent nga vetë autoritetet e qeverisë së Tiranës.
Në qarkun e Fierit mbyllen 16 shkolla !
Shkaku, largimi i familjeve shqiptare bashkë me fëmijët e tyre nga Shqipëria drejt emigracionit.
Këto tre vite të fundit kemi largimin më masiv që nga ai i 1990-1991.
Në këto dy valë të mëdha emigrimi ka padyshim karakteristika të ndryshme, synime të ndryshme, pritshmëri të ndryshme, pasoja të ndryshme.
Por refleksioni në krahasimin midis këtyre dy rasteve duket të jetë shumë i trishtë.
Në të ‘90-at dominonte ëndërra, adhurimi, etja për modelin, realitetin, jetën, civilizimin, kulturën, oportunitetin e perëndimit, kapitalizmin, Evropën.
Shkuarja drejt së ardhëmes së mirë, me synimin e ndryshimit të asaj që lihej pas.
Në prag të 2020 evidentohet ikja nga realiteti i pashpresë.
Mungesa e dëshirës dhe hapsirës për ti pritur atje ku shkojnë, limitimi i skajshëm i oportuniteteve ku stacionohen, nuk frenon fatalitetin, pakënaqësinë, zhgënjimin, braktisjen ndaj asaj që lenë.
Në ‘90-ën, shpresa dhe besimi ishin motivi.
Në 2018, dëshpërimi është vrastari.
Të mbyllen 16 shkolla vetëm në qarkun e Fierit do të thotë praktikisht se janë larguar më shumë se 1/3 e nxënësve brenda një viti.
Eshtë larguar truri, energjia, familja, trashëgimia e vendit.
Kjo është tradhëtia më e madhe kombëtare ndaj shqiptarëve që nga 1912-ta.
Ky fatalitet që po na kolapson në vend që të sfidohet, kthehet në komedi politike.
Përgjegjësit e vetëm të përzënies sē fëmijve dhe mbylljes së shkollave çfaqen duke “dhuruar” libra.
Por librat ska kush ti marrë !
Fëmijët kanë ikur !
Kanë ikur, se që të mësojnë duhet të mos kenë uri.
Kanë ikur, se që të dalin për në shkollë, duhet të jenë të veshur e të mbathur.
Kanë ikur, se që të mbërrijnë në shkollë duhet me se të lëvizin e udhë që ti çojë atje.
Kanë ikur, se që të nxënë duhet të mos dridhen nga kallkanosja.
Kanë ikur, se që të kontribuojnë fort nesër, duhet edhe të qeshin e të gëzojnë.
Kanë ikur se për ta nuk ka ushqim, nuk ka veshje, nuk ka siguri, nuk ka shërbim, nuk ka gëzim.
Kanë ikur dhe librat i kanë lënë jetim !
Jua kanë lënë ato ti mbajnë në duart e pista atyre që në vend të fëmijëve shqiptar u duhen ata 6-7 oligarkët tahmaqarë.
Jua kanë lënë atyre që u gëzohen kullave në vend të shkollave, çarterave në vend të klasave të ngrohta me zhurmë nxēnësish që vibrojnë, parave të pista të narkotrafikut në vend të librave të fëmijëve, errësirës në vend të dritës, ikjes në vend të lindjes.
Ndaj librat e nxënësve mbetën jetim këtë vit në Shqipëri.
Sot mbetën jetim librat e nxënësve e nëse nuk e ndalim këtë fatalitet, shpejt do të mbeten rrugët, bisneset, tokat, shtëpitë, trashëgimia jetim.
Librat mbetën jetim se fëmijët i përzunë nga ky vend.
Që e gjithë kjo tokë të mos mbetet jetim, duhet që shqiptarët të përzenë nga zyrat ku vendoset fati i tyre, shkaterruesit e Shqipërisë, jetës së tyre, të sotmes dhe të ardhmes së tyre, shpresës dhe besimit.
Përndryshe do mbetemi veç dëshmitarë pa zë të kësaj tradhëtie të madhe kombëtare !

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDËSHKIMI PËR SHKELJET/ Shoferët bien në "kurthin" e policisë, 12 të arrestuar (VIDEO)
Previous article ENVER ROBELLI/ Berlini dhe Londra nuk mund ta ndalin ndarjen e Kosovës me apele

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK Breaking News

ME 84 VOTA PRO/ Miratohet amnistia penale, do lirohen 466 të dënuar, nuk përfitojnë subjektet e SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT