• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
VENDIMI I QEVERISË/ Hiqet TVSH për bizneset me deri 10 milionë lekë xhiro në vit
Home
Ekonomi

VENDIMI I QEVERISË/ Hiqet TVSH për bizneset me deri 10 milionë lekë xhiro në vit

22 July, 2020 F.autor Ekonomi

Qeveria shqiptare ka vendosur sot që të heqë aplikimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për të gjitha bizneset që kanë xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë të rinj.

Ky regjim i ri TVSH-je do të nisë të aplikohet duke nisur nga data 1 janar 2021 e tutje, pa afat të kufizuar në kohë.

Gjithsesi bizneset me mbi 5 milionë lekë xhiro kanë të drejtë të vendosin vetë nëse dëshirojnë ta aplikojnë TVSH-në.

Më herët, qeveria vendosi që të heqë plotësisht tatimin mbi fitimin për bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë të rinj. Ky vendim hyn në fuqi më 1 janar 2021 dhe zgjat deri më 31 dhjetor 2029. Gjithsesi edhe për vitin 2020 këto biznese nuk do të kenë tatim mbi fitimin.

Vendimi i plotë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 159, të ligjit nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave, vendosi: Në vendimin nr.953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 10/1 shfuqizohet.

Neni 2

Në nenin 11 bëhen këto ndryshime:

1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Në zbatim të nenit 117, të ligjit, kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar është qarkullimi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh në një vit kalendarik. Personi i tatueshëm ka të drejtë të zgjedhë të zbatojë regjimin normal të TVSH-së, në përputhje me përcaktimet e nenit 120, të ligjit, nëse qarkullimi vjetor është më i madh se 5 000 000 (pesë milionë) lekë.”.

2. Pikat 2 dhe 3 shfuqizohen.

Neni 3

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet në datën 1.1.2021.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS BOJKOTIT/ Opozita kërcënon me e-mail: Rama po shkatërron marrëveshjen, do ketë pasoja për stabilitetin
Previous article ILIR METAJ/ Ulini dreqi e mori çmimet, nuk e shikoni qe vetëm ne ju kemi mbetur!

F.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT