• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDIMI I OPOZITËS/ Nga deputetët te kandidatët, si do të dorëzohen mandatet e PD
Home
Politikë

VENDIMI I OPOZITËS/ Nga deputetët te kandidatët, si do të dorëzohen mandatet e PD

20 February, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur të mbështesë vendimin politik të Grupit Parlamentar Demokrat për djegie të mandateve.

 Duke e cilësuar si akt ekstrem, por të domosdoshëm për situatën, në të cilën ndodhet vendi, kryesia e PD-së vendosi që t’ia kalojë vendimmarrjen përfundimtare Këshillit Kombëtar të PD-së në lidhje me djegien e mandateve.

Në mbledhjen e kryesisë së PD-së u diskutua edhe lidhur me modalitetet se si ligjvënësit e opozitës do të heqin dorë nga mandatet parlamentare të marra në zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Një grup pune i përbërë nga juristët Gazment Bardhi, Çlirim Gjata, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Arben Ristani dhe Ivi Kaso, janë duke punuar për një dokument që të ketë gjithë vlerën juridike për ta përkthyer vendimin politik të PD-së dhe opozitës së bashkuar në një akt të rregullt ligjor.

PROCEDURA

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së PD-së është rënë dakord që 43 mandatet e Partisë Demokratike të dorëzohen përmes deklarimeve individuale nga çdo deputet. Deklarata, e cila pritet të jetë gati ditën e sotme pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, do të jetë e të njëjtit format për të gjithë deputetët. Sipas burimeve nga grupi i punës, deklarata do të jetë e formatuar me një tekst politik që shpreh edhe motivet politike, për të cilat ligjvënësi heq dorë nga mandati i marrë nga zgjedhjet e 25 qershorit.

“Akti formal i dorëzimit do të jetë një deklaratë me motivacion politik përse deputetët heqin dorë nga mandati dhe përse ata që janë në listat shumemërore për deputetë heqin dorë nga e drejta për t’u konsideruar si kandidatë për deputetë”, sqaruan për “Panorama”burime nga selia blu.

Pra, do të jenë 43 deklarime të deputetëve të PD-së dhe aleatëve që dolën nga listat e demokratëve në zgjedhjet e 25 qershorit, aktet që do të finalizojnë djegien e mandateve. Fillimisht do të jenë deputetët ata që do të firmosin aktet e dorëheqjes dhe më pas do t’i kërkohet edhe të gjithë kandidatëve në listat e PD-së të kryejnë të njëjtën procedurë. Deklarimet e dorëheqjes deputetët do t’i dorëzojnë në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të jetë ky institucion, i cili do t’ia kalojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ta njoftuar edhe mbi vakancat e krijuara.

Ndërkohë që të gjithë kandidatët në listën shumemërore të PD-së për deputetë aktet e dorëheqjes do t’i dorëzojnë në KQZ. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, deputetët demokratë mbështetën vendimin politik të propozuar nga Basha për djegie të mandateve. Ky vendim është mbështetur edhe nga të gjithë aleatët opozitarë, përfshirë edhe LSI, të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre për të djegur mandatet parlamentare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI/ Zaharova: Rusia NUK ka ndryshuar qëndrim
Previous article KUSHTON SA "MALË ME PARA"/ Ja sa harxhon bashkëshortja e Granit Xhaka për një fustan Louis Vuitton (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme Breaking News

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme

DETAJET NGA ATENTATI NË GJIROKASTËR/ Tritoli dyshohet se u aktivizua në distancë, viktima Beqir Devolli ishte dënuar në 2012-ën Aktualitet

DETAJET NGA ATENTATI NË GJIROKASTËR/ Tritoli dyshohet se u aktivizua në distancë, viktima Beqir Devolli ishte dënuar në 2012-ën

ATENTATI ME TRITOL NË GJIROKASTËR/ Ndërron jetë shoferi i makinës që shpërtheu në mes të qytetit (EMRI) Aktualitet

ATENTATI ME TRITOL NË GJIROKASTËR/ Ndërron jetë shoferi i makinës që shpërtheu në mes të qytetit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT