Sony ka përfunduar shërbimin e saj të riparimit për PlayStation 2, pasi kanë kaluar më shumë se 18 vjet që kur u shit në fillim. “PS2” u shit për herë të parë në Japoni në mars të vitit 2000 dhe mbetet një nga lojrat më të shitura e të prodhuara ndonjëherë.
Prodhimi i pajisjes përfundoi në vitin 2012, gjashtë vjet pasi pasuasja “PS3” u hodh në treg. Sony tha se nuk ishte më në gjendje të ofronte riparime sepse po i hiqte nga tregu pjesët e zëvendësimit për shkak të kohës së shumtë që u bë që nga lançimi i “PS2”.
Në një deklaratë, kompania falënderoi konsumatorët për blerjet e tyre të vazhdueshme. Persona që kërkojnë riparime të pajisjes, tani do të duhet të provojnë fatin e tyre në shërbime jozyrtare.
Gjithsej janë shitur më shumë se 150 milionë kopje të PlayStation2. Modeli më i fundit i kësaj pajisje, “PS4”, ka shitur rreth 80 milionë kopje.
Rivali i saj “console-maker Microsoft”, nuk raporton shifra të shitjeve për pajisjen e saj Xbox One, por IHS Markit tregon se numri shkon në më shumë se 40 milionë.