• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDIMI I GJYKATES/ Vrasja e Marvi Mihalit, kthehet në qeli e Bitraj i katërti autor (DETAJE)
Home
Aktualitet
Kronikë

VENDIMI I GJYKATES/ Vrasja e Marvi Mihalit, kthehet në qeli e Bitraj i katërti autor (DETAJE)

20 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Ka përfunduar pas më shumë se 2 muaj odisea e lirimit nga qelia të tre të rinjve të dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e 19-vjeçarit Marvi Mihali, i cili mbrëmjen e 31 korrikut u vra me thikë për një karikues celulari.

Pas lënies së tyre në liri nga prokurori Artan Lula, i cili i akuzoi vetëm për moskallëzim krimi, gjykata këtë të martë ka caktuar “arrest me burg” edhe për Eugen Bitrajn, pasi prokurori i ri i kësaj dosje, Gjergji Tako, ndryshoi akuzën në vrasje në bashkëpunim. Tashmë 4 të rinjtë Kridens e Marsel Alla, si dhe Eugen dhe Devi Bitraj do të hetohen me masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndryshimi i akuzës ndaj të rinjve të dyshuar për këtë krim u bë pas ankesës së prindërve të Mario Mihalit te kryeprokurorja Arta Marku, e cila urdhëroi zëvëndësimin e prokurorit Lulo dhe kryerjen e hetimeve të thelluara për këtë rast.

Hetim prokurorit e dy gjyqtarëve

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur zyrtarisht hetimet për Prokurorin Artan Lula dhe dy gjyqtarët e Gjykatës së Tiranës, Sokol Pasho dhe Bedri Qorri. Krimet e Rënda pohojnë ekskluzivisht se “kemi regjistruar kallëzimin dhe po kryejmë verifikimin e pretendimeve të Pavllo Mihalit”.

Disa ditë më parë Pavllo Mihali akuzoi se Prokurori Lulo, kundrejt pagesës, liroi tre nga 4 vrasësit e djalit të tij. Dy gjyqtarët dhe prokurori liruan tre të pandehurit për vrasjen e 21-vjeçarit, Eugen Bitraj, Marsel dhe Kridens Alla, ndërsa në qeli mbeti vetëm Devi Bitraj i akuzuar si autori kryesor i vrasjes. Eugen Bitraj, Marsel dhe Kridens Alla u liruan në fillim të majit nga Gjykata e Tiranës me pretendimin se kishin mbaruar afatet e paraburgimit.

Por dy javë pas këtij vendimi dhe kallëzimit të ngritur nga Pavllo Mihali, çështja i kalon prokurorit Gjergji Tako (me ndërhyrjen edhe të kryeprokurores Arta Marku) i cili kërkoi ndryshimin e akuzës për tre të rinjtë. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit Tako dhe tre të rinjtë do përballen me akuzën e “vrasjes së kryer në bashkëpunim”. Menjëherë pas marrjes në dorëzim të kësaj çështjeje, prokurori Tako kërkoi ndryshimin e akuzës për tre të rinjtë, ndërsa pritet që ai të kërkojë edhe rikthimin e tyre në qeli.

Vrasja për karikues

Marvi Mihali u vra më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit “Dinamo”. Miku i tij Armend Haxhiu i kishte shitur një telefon Devi Bitrajt por nuk i kishte dhënë karikuesin. Pas debateve mes Haxhiut dhe Bitrajve është vendosur që të takohen për t’u sqaruar tek Dinamo. Haxhiu ka kërkuar që aty të shkonte edhe miku i tij Marvi Mihali dhe pas shumë telefonatash ka arritur ta bindë Marvin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA vendos të largohet nga OKB për të Drejtat e Njeriut: Tallje e pellg paragjykimesh
Previous article Tashmë një rrugë e realizuar/ Ja çfarë ka zgjedhur për të uruar "Mirëmëngjes-in" Kryeministri sot (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT