Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një dalje për mediat mbajti një qëndrim të ashpër ndaj gjyqtarëve të cilët vendosin t’i heqin dënimin e përjetshëm Dritan Dajtit.
Gjonaj i bëri thirrje Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar që të kenë parasysh këto vendime që lirojnë bandat dhe të marrin masa ndaj gjyqtarëve që mundësuan uljen e dënimit.
Në deklaratën e saj, ministrja e Drejtësisë tha se mbështet Prokurorinë e Përgjithshme në qëndrimin e saj për ta ankimuar reduktimin e dënimit për Dritan Dajtin.
ERTV Live😊: Ministrja e Drejtesise, Etilda Gjonaj denoncon vendimarrjen e paprecedent ne rastin e gjykimit te Dritan Dajtit
Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 10. Februar 2019