• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
VENDIMI i Ballukut dhe Ibrahimajt: Tarifa e kufirit nga 10 bëhet 1 euro, biletat e fluturimit më të lira
Home
Ekonomi

VENDIMI i Ballukut dhe Ibrahimajt: Tarifa e kufirit nga 10 bëhet 1 euro, biletat e fluturimit më të lira

14 April, 2022 F.autor Ekonomi

Çmimi i biletave të fluturimit pritet të jetë më i lirë, pasi qeveria ka vendosur të ulë nga 10 në 1 euro për pasagjer taksën e kufirit.

Më 8 prill, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj dhe ajo e Infrastrukturës Belinda Balluku, kanë miratuar një vendim të përbashkët për uljen e kësaj tarife për të gjitha kompanitë që ofrojnë shërbimet e fluturimeve, të cilat e vilnin taksën te çmimi i biletës.

Vendimi do të jetë në fuqi për të gjithë aeroportet, Rinasin, Kukësin dhe atë të Vlorës pasi të nisë operimet.

Buxheti do të humbë të paktën 12 milionë euro nga ky vendim.

Një vit më parë të ardhurat tatimore nga tarifa e kufirit ishin 11.8 milion euro, dhe 6.6 milion euro në vitin e pandemisë 2020.

Humbje nga ky vendim do të ketë edhe koncesionari i Aeroportit të Tiranës, pasi vjel 2% të të ardhurave si agjent tatimor që mbledh tarifën.

Taksa e kufirit ishte e vendosur përpara 2 dekadash, po nëse në pikat kufitare tokësore dhe detare ajo u shfuqizua vite më parë, në aeroport kishte mbetur në fuqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I VENDOSUR/ Gjekmarkaj: Nuk ulem në një tryezë me Berishën, PD duket se ra si Kabuli dhe erdhën talebanët...
Previous article "FITOJNË PARA NE GJAKUN E NJERËZVE"/ Zelensky kritikon disa shtete europiane: Po vazhdojnë të blejnë naftë ruse

F.autor

Postime të ngjashme

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT