• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDIMI/ Gjykata e Posaçme: JO lirimit të njërit prej të akuzuarve për vrasjen e Vajdin Lamajt
Home
Aktualitet
Drejtësi

VENDIMI/ Gjykata e Posaçme: JO lirimit të njërit prej të akuzuarve për vrasjen e Vajdin Lamajt

11 September, 2021 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Gjykata e Posaçme lë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Viktor Ymerin, i akuzuar për pjesëmarrje në ekzekutimin e Vajdin Lamajt në shkurt të vitit 2005.
Pretendimet e tij për zëvendësim të masës së sigurisë nuk u morën parasysh nga gjykata. Ymeri qëndron në qeli prej dhjetorit të vitit 2020, kur u arrestua me kërkesë të SPAK, pas dyshimeve se ishte përfshirë në ngjarjen e bujshme të vrasjes së biznesmenit Lamaj dhe Dritan Arsit. Për të njëjtën ngjarje, SPAK akuzon edhe Emiliano Shullazin.

Sipas SPAK, kanë qenë deklarimet e një të penduari, që kanë ndihmuar prokurorët të shkundin pluhurin e këtyre dosjeve dhe të shkonin tek emrat e autorëve të dyshuar.

Sipas SPAK, autorë të tyre janë ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulëzim Berisha, kunati i tij, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai dhe Luftar Reçi, për të cilët janë lëshuar urdhër arreste nga Gjykata e Posaçme.

Ndërsa Indrit Taullai u arrestua pak ditë më parë në Kosovë dhe Luftar Reçi vuan një dënim me burg, Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj nuk janë gjendur dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Për ekzekutimin e biznesmenit Lamaj, SPAK pretendon se ata kanë bashkëpunuar edhe me Viktor Ymerin dhe Emiliano Shullazin. Ymeri u arrestua pasditen e së martës, ndërsa Emiliano Shullazit iu komunikua masa e re “arrest në burg” në ambientet e 41BIS, ku ai po vuan dënim për një tjetër çështje penale.

Dy ngjarjet kriminale të zbardhura nga SPAK kanë ndodhur shkurtin e vitit 2005. Mbrëmjen e 26 shkurtit Klodian Saliu po udhëtonte në një automjet tip “Mercedes” në aksin Durrës-Maminas, kur nga një automjet në lëvizje u qëllua me breshëri automatike.

Saliu u vra, ndërsa u plagos edhe një person tjetër. 24 orë me vonë, biznesmeni Vajdin Lame u vra nga një shpërthimi telekomanduar i një sasie tritoli të vendosur në ashensorin e pallatit të tij pranë stadiumit “Qemal Stafa”. Përveç tij, i vrarë mbeti edhe Artan Arsi. TEMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CEREMONIA PERKUJTIMORE E 11 SHTATORIT/ Bush mban fjalimin prekës: Bota ishte e zhurmshme, një kasaphanë...
Previous article COVIDI NË ITALI/ Vijojnë shifrat e larta e të infektuarëve, humbin jetën 57 persona

F.autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT