• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDIMI/ GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi akuzohej nga SPAK-u për fshehje të pasurisë
Home
Aktualitet
Kronikë

VENDIMI/ GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi akuzohej nga SPAK-u për fshehje të pasurisë

7 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme e shkallës së parë shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili akuzohej nga SPAK-u për fshehje të pasurisë.

Vendimi është dhënë ditën e sotme, pas shqyrtimit të çështjes nga GJKKO.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Shkëlzen Selimi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a/2 të K.Penal”.

Procesi u bë me procedurë të zakonshme, teksa ish-magjistrati pretendonte pafajësinë, kurse vendimi u dha nga gjyqtarja Rudina Palloj.

SPAK kishte paraqitur çështjen për gjykim pranë GJKKO-së, duke kërkuar dënimin e Selimit me pretendimin se “kishte shkelur detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë dhe interesave private”.

Sipas vendimit të gjykatës, “fakti penal objekt akuze nuk provohet se ekziston si i tillë”, duke rrëzuar kështu akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme.

Palët kanë të drejtë ankimi në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar.

Më 5 dhjetor 2022, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka marrë të pandehur ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimin.

Selimi u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në bazë të provave për lidhje me elementë të krimit të organizuar në Fier, duke e konsideruar ish-gjyqtarin si të papërshtatshëm për vijim e ushtrimit të funksionit. Pas vendimit të KPK,  SPAK nisi hetimet dhe sekuestroi pasurinë e Selimit, trualli me sipërfaqe 432 m2 dhe karburanti 132.25 m2 në shëtitoren e Lungomares në Vlorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDËRTIMI PA LEJE NË THETH/ Rama denoncon prokuroren: Elsa Gjeli nuk nisi hetim për ndërtim pa leje
Previous article U SHKARKUA NGA PUTIN/ Ish-ministri rus vret veten pak orë pas vendimit të presidentit

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT