• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDIMI/ G7 dhe gjigandët e internetit: PO bllokimit te propagandës “terroriste”
Home
Botë

VENDIMI/ G7 dhe gjigandët e internetit: PO bllokimit te propagandës “terroriste”

21 October, 2017 Redaktor1 Aktualitet, Botë, Politikë

Vendet e G7-ës dhe gjigandët e internetit ranë dakord të premten, gjatë një takimi në Itali, mbi një plan veprimi për të bllokuar përmbajtjen e mesazheve online me karakter “terrorist” në momentin kur Shteti Islamik (ISIS) nuk zotëron më territore pas rënies së Rakas, bastioni i tij i fundit.
Rënia e Rakës në Siri “është një disfatë ushtarake shumë e rëndë, por kjo nuk do të thotë që ky grup nuk ekziston më”, deklaroi ministri italian i Punëve të Brendshme Marco Minniti, në mbyllje të takimit me homologët e tij të G7-ës, që u zhvillua në Ischia, në gjirin e Napolit.
“Kjo është hera e parë që vendet e G7-ës dhe përfaqësuesit e operatorëve kryesorë në internet dhe rrjete sociale mblidhen në një takim”, tha ministri italian.
Ai theksoi se interneti është kthyer në “një mjet të rëndësishëm për rekrutimin, stërvitjen dhe radikalizimin e luftëtarëve të huaj” dhe se lufta kundër terrorizmit në rrjet është veçanërisht e rëndësishme në momentin kur Shteti Islamik “nuk zotëron më territore”.
Përfaqësuesit e gjigandëve të internetit, Google, Facebook dhe Twitter dhe ministrat e vëndeve te G7-ës u dakortësuan për një plan veprimi që synon bllokimin e “mesazheve me karakter terrorist”.
“Takimi me operatorët më të rëndësishëm të internetit ishte shumë i kënaqshëm”, vlerësoi Minniti duke shprehur keqardhjen për faktin se Shteti Islamik “lundron në internet si peshku në ujë”.
Marrëveshja parashikon heqjen e mesazheve që i bëjnë elozhe terrorizmit ose thirrje për akte terroriste “dy orë pas publikimit i tyre”, tha për AFP-në ministri francez i Punëve të Brendshme, Gérard Collomb.
Një deklaratë e përbashkët për këtë çështje u nënshkrua nga udhëheqësit francezë, britanikë dhe italianë, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve te Bashkuara, për këtë u angazhuan edhe aktorët kryesorë të internetit, theksoi ministri francez.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOKUMENTI/ Moisi Habilaj në 2005 ka dal i pafajshëm nga gjykata e Vlorës
Previous article Rama publikon një nga arritjet e qeverisë/ Video

Redaktor1

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT