• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDIMI I BASHKISË TIRANË/ 120 familje do të PËRFITOJNË strehimin në kryeqytet
Home
Sociale

VENDIMI I BASHKISË TIRANË/ 120 familje do të PËRFITOJNË strehimin në kryeqytet

26 January, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Rreth 120 familje do të rehabilitohen në banesa të reja vetëm duke nënshkruar një kontratë huapërdorimi me Bashkinë e Tiranës.

Bëhet fjalë për familjet e prekura nga projekti për rehabilitimin e Lumit të Tiranës si dhe pjesëtarë të komunitetit rom, që jetojnë në kushte të vështira në Shkozë.

Të parët do të strehohen pa pagesë në banesat e ndërtuara në ish-territorin e repartit ushtarak nr.8837 në Shkozë, ndërsa pjesa tjetër përfitojnë një nga banesat e ndërtuara posaçërisht për ta, falë projektit “New House-new life”.

Bashkia ka gati banesat, e bashkë me të dhe projektvendimin, në të cilën listohen familjet përfituese. Ajo pritet të miratohet të mërkurën e javës që vjen në mbledhjen e parë të Këshillit bashkiak për 2018-ën.

  • VENDIMET

Të mërkurën e javës që vjen do të marrin OK një sërë vendimesh me impakt social për qytetarët e Tiranës, që nga ofrimi i palestrave shkollore për përdorim të jashtëm si dhe bibliotekave, që do të shërbejnë si qendra multifunksionale, që mund të shfrytëzohen në çdo kohë. Po ashtu, listës së përfituesve të ndihmës ekonomike i janë shtuar edhe 16 emra, të cilët marrin nga 1600 deri në 3 mijë lekë të rinj.

Të tjera ndryshime stacionesh kanë pësuar sërish linjat urbane duke ofruar një mbulim më të gjerë. Po ashtu, një linjë e re e quajtur “Linja e gjelbër” do të futet në qarkullim për të integruar disa pika kyçe të kryeqytetit: pallatin me shigjeta, zonën e Brrylit, Farmacinë 10, ish-stacioni i trenit, sheshin “Karl Topia” dhe sheshin “Shqiponja”.

Përpos masave të ndërmarra deri më tani për strehimin e komunitetit rom dhe egjiptian, Bashkia ka hartuar një dokument voluminoz ose një plan veprimi për zhvillimin dhe integrimin e tyre.

Gjithashtu, Bashkia ka bërë gati kërkesën me një sërë pasurish me aktivitet social, kulturor, ekonomik dhe arsimor nën juridiksionin territorial dhe administrativ të saj për transferim përfundimtar të tyre nga Këshilli i ministrave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOJA E TRAZIRAVE/ Në Francë njerëzit shtyjnë njëri-tjetrin me forcë për të blerë NUTELLA (VIDEO)
Previous article VIDEO/ Penallti për Melbourne Victory, ja çfarë bën Besart Berisha

g.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT