• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vendimet e ‘96/ Cilat janë AFATET për ankimim në Gjykatë. Pronarët që RREZIKOHEN
Home
Sociale

Vendimet e ‘96/ Cilat janë AFATET për ankimim në Gjykatë. Pronarët që RREZIKOHEN

18 January, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Pronarët me vendime ’96, të cilët janë të pakënaqur nga vlerësimi financiar dhe fatura e dalë me skemën e re, e kanë edhe një mundësi, atë të ankimimit në Gjykatë.

Por edhe ky shans i ofruar, nuk është i pakufizuar.

Afati 1-mujor, i caktuar me ligjin e ri për t’iu drejtuar Gjykatës Administrative të Apelit, skadon nesër duke mos u lënë më asnjë hapësirë pronarëve, të cilët nuk janë pajtuar me masën e kompensimit.

Prej 19 dhjetorit, çdo vlerësim i kryer nga ATP është i ekzekutueshëm, çka do të thotë se, të gjithë ata që kanë në duar vendime ‘96 dhe nuk janë dakordësuar me masën e përfitimit që iu është përllogaritur, nuk do të kenë asnjë mundësi apo hapësirë ligjore në favorin e tyre, për ta kundërshtuar.

Me tejkalimin e këtij afati, këto familje humbasin përveç mundësisë së shfrytëzimit të shkallëve të gjyqësorit shqiptar, edhe mundësinë që t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut.

  • VENDIMET

Më 18 dhjetor, Agjencia e Trajtimit të Pronave publikoi regjistrin me vendimet ’96.

Por, nga 4880 dosje të marra në shqyrtim, vetëm për 2780 ka përfunduar vlerësimi financiar dhe është caktuar fatura e kompensimit.

Pjesa tjetër, për shkak të mangësive, janë ende janë në proces.

Këto familje kanë afat deri në maj të këtij viti për të dorëzuar pranë agjencisë dokumentet mbi të cilat mund të provojnë origjinën e pronës, pra, llojin e pasurisë, në të kundërt rrezikojnë që për vlerësimin të aplikohen çmimet minimale.

Nga ana tjetër, kanë qenë jo të paktë ata të cilët e kanë gjetur veten jashtë listës së përfituesve, pavarësisht se kanë në duar vendime të ’96-s.

Këto familje duhet të interesohen në sportelet e ATP-së mbi fatin e dosjes së tyre, në mënyrë që të mos rrezikojnë kompensimin.

  • KOMPENSIMI

Nën presionin e kohës dhe një fature të kripur që nevojitet për t’i shkuar deri në fund procesit kompensues, qeveria sërish e ka gjetur zgjidhjen në ngushtimin e lakut për pronarët.

Me ndryshimet e bëra së fundmi, përparësi ka marrë kompensimi fizik dhe sikur të mos mjaftonte ky privim, është cunguar edhe kompensimin financiar.

Sipas vendimit të fundit, kompensimi në të holla do të jetë vetëm 20% të vlerës totale të faturës, por në asnjë rast jo më shumë se 10 milionë lekë të reja.

Numri i ulët i kërkesave të depozituara ka bërë që të rishikohet edhe skema për ndarjen e parave.

Kështu, është hequr kriteri kronologjik i vendimeve.

E vetmja gjë që duhet për kryerjen e çdo pagese është plotësimi i formularit dhe dorëzimi i dokumenteve.

Kujtojmë që për vitin e ardhshëm, fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit është 4 miliardë lekë ose rreth 40 milionë dollarë./panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Divorci" i Cristianos nga Real Madrid? Mourinho hidhet në "sulm" për transferimin e Portugezit
Previous article "Plasin" ofertat për Celinën kërkohet nga "gjigandët" gjerman

g.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT