• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vendi përfshihet nga flakët, 80 zjarre në 24 orët e fundit
Home
Nderkombetare

Vendi përfshihet nga flakët, 80 zjarre në 24 orët e fundit

18 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Zjarret pyjore në Suedi, të cilat u përhapën gjatë ditëve të fundit me rritjen e temperaturave të larta, arritën në nivel shqetësues.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Suedisë, SVT, gjatë 24 orëve të fundit zjarret pyjore janë përhapur në 80 lokacione të vendit.

Zëdhënësja e Departamentit për Mbrojtje Civile, Erika Espino, bëri të ditur se në tre rajone të Suedisë është shpallur gjendje emergjente.

“Aktualisht zjarret pyjore në rajone të ndryshme të Suedisë kanë arritur në nivel shqetësues, në 80 rajone të shtetit po luftohet me zjarret pyjore. Në rajonet Gevla, Dalarna dhe Jemland është shpallur gjendje emergjente”, thotë ajo.

Espino njofton se po vazhdojnë aktivitetet për shuarjen e zjarrit nga ajri dhe toka, në mënyrë që zjarret që kanë shpërthyer në fusha pyjore të mos përhapen në drejtim të vendbanimeve. Ajo po ashtu bën të ditur se kanë kërkuar ndihmë nga Italia, shtet i cili ka avionë me kapacitet për të bartur 6.000 litra për një herë.

Një numër i madh i vendbanimeve në rajonin Jemland janë evakuuar, ndërkaq edhe banorët në qarqet Olindal, Herjasjön dhe Herjedalen pranë këtij rajoni kanë filluar të evakuohen.

SVT njofton se vendi po përjeton verën më të nxehtë në 66 vitet e fundit. Si pasojë e temperaturave të larta ekstreme në rajone të shumta janë regjistruar zjarre pyjore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çfarë rrëfeu Sara Hoxha për ndjekësit: PËRBALLEM ÇDO DITË ME ... (FOTO)
Previous article MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI/ Vuçiç paralajmëron luftë të re në Ballkan

k.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT