• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDI MË I VIZITUAR NË BARCELONË  MË NË FUND LEGALIZOHET/ “Sagrada Familia” më shumë se një kult
Home
Nderkombetare

VENDI MË I VIZITUAR NË BARCELONË MË NË FUND LEGALIZOHET/ “Sagrada Familia” më shumë se një kult

19 October, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Më shumë se një shekull pasi guri i parë i saj u vendos në themel, e 92 vite pasi arkitekti i famshëm i saj u godit në mënyrë fatale nga një tramvaj, “Sagrada Familia” në Barcelonë më në fund po legalizohet.

Një marrëveshje mes kishës dhe Këshillit të qytetit ka bërë që projekti, për të cilin punimet kanë nisur në vitin 1882, do të marrë lejen e ndërtimit për të parën herë.

Kryevepra e papërfunduar e Antoni Gaudit është vendi më i vizituar nga turistët në Barcelonë dhe tërheq 20 milionë vizitorë çdo vit. Por, deri të enjten, ajo nuk ka pasur lejet e duhura.

“Marrëveshja e re do të formalizojë punimet e ndërtimit dhe do të hapë rrugën për një plan për studimin e zgjidhjeve urbane, në mënyrë që të përfundojë projekti i Antoni Gaudit”, u tha nga Këshilli i qytetit.

Marrëveshja përfshin skema për përmirësimin e transportit publik dhe zonës përreth. “Sagrada Familia” do të paguajë ndërkohë 22 milionë euro për të ndihmuar infrastrukturën e transportit nëntokësor.

“Sagrada Familia është një ikonë dhe monumenti më i vizituar në qytetin tonë. Pas dy vitesh dialog, ne kemi arritur një marrëveshje”, tha Ada Colau, kryebashkiake e Barcelonës.

Punimet në “Sagrada Familia” nisën në mars të vitit 1882, bazuar në dizajnin neogotik të arkitektit Francisco de Paula del Villar y Lozano. Kur ai dha dorëheqjen menjëherë më pas, Gaudi mori frerët me dizajnin e tij ndoshta më të famshëm dhe idiosinkratik.

Me fat, punimet do të përfundojnë brenda 8 vitesh, në 100-vjetorin e vdekjes së Gaudit, dhe 143 vite pas fillimit të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mourinho: Ndeshja me Chelsea, si gjithë të tjerat. Nuk do të festoj si i çmendur….
Previous article HISTORIA PREKËSE/ Defo nuk e harron mikun e tij, vogëlushi Bredli “përjetësohet” në krahun e sulmuesit

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT