Teksa është një nga vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit ku po përballet me mijëra viktima, New York do të anulojë për muajin maj të gjitha aktivitetet e parashikuara. Ky fakt u bë i ditur nga kryetari Bill de Blasio gjatë një konference për mediat ditën e sotme.
Ai pohoi se bashkia nuk do të lejojë asnjë leje për zhvillim të aktiviteteve, ndërkohë që ngjarjet si gjysma e maratonës së Bruklinit do të anulohen.
Kryetari shtoi se zyra e tij aktualisht po bisedon me planifikuesit e ngjarjeve për muajin qershor.


