• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VENDI I KA PLOTËSUAR KUSHTET”/ Kryenegociatori i Shqipërisë në BE: Partitë politike të ulin tonet, të bëhet bashkë për…
Home
Politikë

“VENDI I KA PLOTËSUAR KUSHTET”/ Kryenegociatori i Shqipërisë në BE: Partitë politike të ulin tonet, të bëhet bashkë për…

4 March, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Kryenegociatori i Shqipërisë për negociatat me BE-në, Zef Mani, në një intervistë për emisionin “Real Story”, në “News 24”, u ndal tek kontributi i partive politike, në integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Sipas Mazit, partitë politike duhet të ulin tonet dhe të gjithë bashkë të kontribuojnë në këtë aspekt, pasi ajo që fiton në fund është vetëm Shqipëria.

“Ky është një projekt madhor. Kjo është në të mirë të vendit. Në institucionet ndërkombëtare nuk integrohen partitë politike, por vendi. Kur u integrua Shqipëria në NATO, unë isha ambasador në Londër. Në krye ishte PD, por u fut Shqipëria jo partia. Duhet të dihet se përafrimi me korpusin ligjor që ka marrë vendim unioni që nga ’57-a e këndej, rrok 15 kapituj e mijëra faqe. Duhet të bëhen të gjithë bashkë për këtë punë, është në interes të vendit tonë. Për këtë gjë, që unë kam nderin të kontribuoj, duhet të ndihmojnë të gjithë, e jo me fjalë e retorikë. Ka ardhur koha të ulen tonet dhe të bashkëpunohet. Projekti i integrimit, që ka nisur vjet, që të hapen negociatat për Shqipërinë, nuk ka hapje politike, është hapur. Ne presim që të ulemi dhe të diskutohet me unionin. Sa më shumë ne të mos kemi kujdes për pikërisht hedhjen baltë, aq më shumë do të ndikojë në mendimin e politikanëve karshi nesh”, u shpreh kryenegociatori.

Ndër të tjera Mazit tha se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kërkesat e vendosura nga BE. Sipas tij, tashmë pritet vetëm mbledhja e Konferencës Ndërqeveritare për një hap të mëtejshëm.

“Nuk dua të flas në emër të unionit, roli i negociatorit është mbi strukturat dhe rolet e partive. Unë kam takuar presidentin që kur kam ardhur në punë, ai ka shprehur interes dhe gatishmërinë që të më ndihmojë. Por të ndërhyjë në pozicionin që kam që e shoh mbi strukturat partiake, sepse i tillë është. Motivacioni është që vendi të hyjë në union. Janë katër kushte që janë plotësuar dhe 11 kërkesa që janë plotësuar. Kushtet kanë qenë katër për të kryer para hapjes së konferencës së parë ndërqeveritare, këto katër janë: kodi elektoral, zgjedhor, funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese dhe e katërta ngritja e institucioneve në luftën ndaj korrupsionit. Këto kushte janë plotësuar nga vendi ynë. Në të tëra këto ka rezultate konkrete. Po ju them se janë rreth 20 komisionarë që janë në procedurë penale për zgjedhjet e 2017-ën. Është një prokuror që është në ndjekje, ka shifra. Që nga fillimi i SPAK-ut, kjo strukturë ka 15 prokurorë në hetim, është funksional. Byroja Kombëtare për hetimin po ashtu është funksionale. Procesi i VETING-ut kërkon pak kohë, janë të lidhura të gjitha elementët dhe rezultatet janë”, u shpreh Zef Mazi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME NË DERBI/ VAR shpëton Liverpool-in, komentatorët tallen hapur me vendimin (VIDEO)
Previous article NUK KANË FUND TELASHET STRAKOSHËN/ Gardiani i Kombëtares shqiptare mungon sërish në stërvitje dhe humbet sfidën ndaj...

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar Breaking News

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së Politikë

INTEGRIMI/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së

DETAJE NGA ARRESTIMI ME 100 MIJË EURO/ Paratë iu kërkuan Armand Dukës, mashtruesit u prezantuan në Signal si Taulant Balla Aktualitet

DETAJE NGA ARRESTIMI ME 100 MIJË EURO/ Paratë iu kërkuan Armand Dukës, mashtruesit u prezantuan në Signal si Taulant Balla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT