• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDI I DYTË NË EVROPË/ Britania regjistron numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 që prej korrikut
Home
Nderkombetare

VENDI I DYTË NË EVROPË/ Britania regjistron numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 që prej korrikut

24 October, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Britania ka regjistruar këtë javë numrin më të lartë të rasteve të reja me COVID-19 që prej korrikut, thuhet në të dhënat e qeverisë. Në Britani 333,465 persona kanë rezultuar pozitivë gjatë shtatë ditëve të fundit, apo rreth 15 për qind më shumë se javën paraprake. Ky është numri më i lartë i rasteve të reja brenda një jave që prej 21 korrikut.

Po ashtu, në shtatë ditëshin e fundit, vdekjet janë rritur për 12 për qind, duke e çuar në 139,878 numrin e rasteve me fatalitet që prej nisjes së pandemisë. Britania është vendi i dytë në Evropë, pas Rusisë, me numrin më të lartë të vdekjeve, sipas të dhënave të prezantuara nga Universiteti Johns Hopkins. Shkencëtarët kryesorë e kanë këshilluar Britaninë që të rivendosë masa kundër COVID-19, përfshirë edhe mbajtjen e detyrueshme të maskave, certifikatat e vaksinave dhe rekomandimeve që njerëzit të punojnë nga shtëpia.

Grupi këshillues i shkencëtarëve për emergjenca ka paralajmëruar për “rritje të shpejt të mundshme të shtrimeve në spital”, teksa rastet me koronavirus po vazhdojnë të rriten. Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson e ka minimizuar mundësinë e rikthimit të masës izoluese. Ndërkaq, Rusia për të pestën ditë me radhë ka regjistruar numër rekord të vdekjeve dhe autoritetet janë përgatitur që të mbyllin vendet e punës dhe kanë vendosur masën e izolimit në kryeqytet. Më 23 tetor, Rusia regjistroi 1,075 vde kje dhe 37,678 raste të reja me koronavirus. Ky shtet ka një prej niveleve më të ulëta të vaksinimit kundër koronavirusit në Evropë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KALÇETO, PISHINË E BILARDO/ PAMJET nga vila luksoze e biznesmenit që ra pre e grabitjes pas mesnate
Previous article NUK PËRMBAHET TREJSI SEJDINI/ I vë flakën rrjetit me poza topless dhe provokuese

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT